Republika e Kosoves

Vushtrri

Thirrje për aplikim për 10 bursa për studentë

2023/06/06 - 3:53

Komuna e Vushtrrisë dhe CITY College, Kampusi i Universitetit të York Europe në Selanik, Greqi, ju njofton se është hapur afati për aplikim për 10 bursa studimi, për studentët vushtrrias.
Nga këto bursa, 5 do të mbulohen 100%, ndërsa 5 do të mbulohen 50%, bursat janë për nivelin bachelor dhe mastër në këto drejtime:
Bachelor:
– Tre (3) bursa të plota për studimet Bachelor në Shkenca Kompjuterike
– Tre (3) bursa të pjesshme me gjysmën e tarifës nominale të shkollimit (-50%) për studimet Bachelor në Shkenca Kompjuterike OSE Biznes dhe Ekonomi, OSE Psikologji OSE Shkenca Humane.
Master:
– Dy (2) bursa të plota për studime Master në Shkenca Kompjuterike
– Dy (2) bursa të pjesshme me gjysmën e tarifës nominale të shkollimit (-50%) për studimet Master në Shkenca Kompjuterike OSE Biznes dhe Ekonomi OSE Psikologji OSE Shkenca Humane.
Afati për aplikim është nga data 06.06.2023 deri më 16.06.2023.
Aplikacionet dhe dokumentet duhet të dorëzohen në Komunën e Vushtrrisë në Zyrën e Protokollit.
Të gjitha informacionet dhe aplikacionet i gjeni në linkun më poshtë, ndërsa për çdo paqartësi apo pyetje shtesë mund të kontaktoni përmes emailit dardan.abazi@rks-gov.net.