Republika e Kosoves

Vushtrri

VAZHDON MARRËVESHJA ME NDËRMARRJEN “PËRPARIMI”

2022/06/22 - 4:26

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z. Ferit Idrizi, ka njoftuar se sot, së bashku me kryeshefin ekzekutiv të Kompanisë “PËRPARIMI”, z. Fadil Bahtiri, kanë vazhduar marrëveshjen me ndërmarrjen publike lokale “Përparimi” Sh.a.

Më tutje Kryetari Idrizi është shprehur se me të marrë mandatin qeverisës, rëndësi të veçantë i kemi kushtuar mjedisit dhe ambientit të pastër, e këtë qëllim do ta arrijmë së bashku me NPL “Përparimi”, të cilën  vazhdimisht do ta përkrahim dhe fuqizojmë!