DREJTORIA PËR PUNË INSPEKTUESE (DPI)
DPI është përgjegjës për mbikëqyrjen dhe zbatimin e ligjeve dhe rregulloreve komunale në lëmin e: inspektoratit të Tregut, inspektoratit Sanitar, Bujqësisë, inspektoratit të Shërbimeve Publike, inspektoratit të Ndërtimit dhe inspektoratit të Mbrojtjes së Mjedisit.
ORGANIZIMI I DREJTORISË PËR PUNË INSPEKTUESE
Udhëheqës i Sektorit për Inspektime
Artan Hoxha, kontakt: artan.hoxha@rks-gov.net
Udhëheqëse e Sektorit të Ndërtimit
Donika Lama Efendia, kontakt: donika.lama@rks-gov.net
Udhëheqës i Sektorit të Rendit Komunal
Nikollë Lleshi, kontakt: nikoll.lleshi@rks-gov.net
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
Detyrat dhe përgjegjësitë e inspektorëve të Tregut
1. Parandalimi i ekonomisë informale.
Detyrat dhe përgjegjësitë e inspektorëve të Ndërtimit
1.Mbikëqyrjen inspektuese në fushën e ndërtimeve.
2.Ndalimin e punimeve ilegale dhe rrënimin e tyre.
3.Verifikimin e dokumenteve burimore në fushën e ndërtimit.
4.Punë të tjera të përcaktuara me ligj dhe akte tjera nen ligjore në fuqi.
Detyrat dhe përgjegjësitë e inspektorëve të Mbrojtjes së Mjedisit
1.Mbikëqyren e aktiviteteve që kanë ndikim në mjedis dhe kontrollimin e aplikimin e standardet për mbrojtjen e mjedisit.
2.Mbikëqyrjen e inspektuese me qellim të mbrojtjes së mjedisit, mbikëqyrjen e kompanive publike dhe jo publike që merren me menaxhimin e ujërave të zeza dhe mbeturinave.
3.Mbikëqyrjen e lejeve mjedisore komunale.
4.Punë të tjera të përcaktuara me ligj dhe akte nen ligjore.
Detyrat dhe përgjegjësitë e inspektorëve të Shërbimeve Publike
1.Mbikëqyrja inspektuese me qëllim të mbrojtjes së sipërfaqeve publike.
2.Verifikimin e dokumenteve burimore të cilat shfrytëzuesit e sipërfaqes publike duhet t’i posedojnë.
3.Ndalimin e shfrytëzimit dhe dëmtimit të sipërfaqeve publike nga shfrytëzimi i pa autorizuar.
4.Mbikëqyrja e rregulloreve komunale të cilat janë kompetencë e Inspektorëve.
5.Punë të tjera të përcaktuara me akte nen ligjore.
SHËRBIMET KOMUNALE TË DREJTORISË PËR PUNË INSPEKTUESE
Kërkesë për kontrolle të lokalit për plotësimin e kushteve minimale higjieno-tekniko sanitare
Informacion
Pronari/personi përgjegjës i shoqërisë tregtare është i obliguar që të paraqes kërkese në arkivin e komunës për pajisje me pëlqim mbi plotësim të kushteve minimale higjienike, teknike e sanitare. Arkiva brenda 24 orëve e përcjell te komisioni për pranim teknik i cili është i obliguar që brenda afatit të përcaktuar ligjor të inspektoj lokalin afarist me qellim të konstatimit të kushteve.
Baza ligjore
Rregullores Nr.110/04-11191 Mbi plotësimin e kushteve minimale higjienike, teknike dhe sanitare për lokalet afariste në Territorin e Komunës së Gjakovës.
Kërkesë për pëlqim sanitar për: Ndërtim dhe ri-ndërtim të objekteve
Informacion
Pronari/personi përgjegjës dhe organet e ndryshme janë të obliguar që të paraqesin kërkese në arkivin e komunës për pëlqim sanitar për ndërtim, ri-ndërtim të objekteve. Arkiva pritëse brenda 24 orëve e përcjell te inspektori kompetent i cili është obliguar që brenda afatit të përcaktuar ligjor të inspektoj vendin e përcaktuar në kërkesë me qëllim të konstatimit e kushteve.
Baza ligjore
Rregullorja Nr.01-011-43964 Për taksat, tarifat dhe ngarkesat nga shërbimet komunal
Ankesat
Personat fizik apo juridik të cilët kane ankesa dhe kërkesa të ndryshme për sa i përket fushë veprimtarisë se inspektorëve në kuadër të Drejtorisë për Punë Inspektuese, mund të drejtohen në arkivin e komunës dhe të mbushin formularin e ankesës apo kërkesës. Arkiva brenda 24 orëve e përcjell të inspektori kompetent i cili është i obliguar që brenda afatit të përcaktuar ligjor të kryej inspektim, inspektimi kryhet vetëm nëse ankesa paralajmëron shkelje të dyshuara për të cilën parashihen fillimi i procedurës për kundërvajtje apo penale. Inspektori është i detyruar që konfrom ligjit të informoj parashtruesin e ankesës lidhur me gjendjen e konstatuar, respektivisht masat e ndërmarra në afatin ligjor.