Republika e Kosoves

Gjakovë

 

Drejtoria e Shërbimeve Publike përcjell punimet të veprimtarisë së shërbimeve publike, në tërë territorin e Komunës si dhe menaxhon të gjitha punimet në pronën publike dhe komunale.

Shërbimet e kësaj drejtorie janë të përcaktuara në bazë të Statutit Komunal, ligjeve dhe rregulloreve në fuqi.

Kjo drejtori ka të ndara shërbimet në disa njësi themelore, ku secila ka detyrat dhe përgjegjësit e saj. Më poshtë janë përshkruar shërbimet që ofron secila njësi.

 

Sektori për Menaxhimin e Mbeturinave dhe Ambientit

Udhëheqëse e sektorit: albana.bakalli@rks-gov.net

Zyrtaret për menaxhim të mbeturinave: milot.roka@rks-gov.net dhe samir.sylmeta@rks-gov.net

Monitorimin e punëve dhe kompanive të angazhuara për mirëmbajtjen dhe pastrimin e

rrugëve si dhe hapësirave tjera komunale.

Monitorimi i Mirëmbajtës së rrugëve

Monitorimi i Mirëmbajtës Gjelbërimit

Monitorimi i mbjellës së fidanëve

Hartimin e propozim-projekteve për menaxhimin e mbeturinave dhe rregullimin e hapësirave publike.

Hartimi i Rregullores Komunale për Menaxhim të Mbeturinave

Hartimi i Planit Lokal të Menaxhimit të Mbeturinave

Hartimi i Rregullores për taksa dhe tarifave

Hartimi i Koncept Planeve – Hartimi i planit per menaxhimin e mbeturinave

Hartimi i koncept planit për hartimin e mbeturinave te vëllimshme

Hartimi i koncept planit për menaxhimin e mbeturinave te ngurta

Hartimi i krijimi i data bazës dhe analizën teknike te ekonomive familjare dhe bizneseve ne menaxhimin e mbeturinave

Organizimi i fushatave të ndryshme për vetëdijesim të qytetareve për një ambient më të pastër

Organizimi i fushatave të ndryshme për vetëdijesim të riciklimit të mbeturinave

Menaxhimi i Pastrimit të deponive të egra.

Evidentimi dhe lokalizimi i ndotësve të ambientit.

Zyrtar për Mirëmbajtja e gjelbërimit të qytetit/ tregje, parqe dhe varreza : pjeter.frrokaj@rks-gov.net

Monitorimin e punëve dhe kompanive të angazhuara për mirëmbajtjen e hapësirave gjelbëruese, tregjeve, parqeve dhe varrezave.

Hartimin e propozim-projekteve për rregullimin e hapësirave të gjelbëruara, tregjeve, parqeve dhe varrezave.

Menaxhimin e trajtimit të qeneve dhe kafshëve tjera në hapësirat publike.

Dhënien e pëlqimit për vendosjen e shportave, ulëseve, rregullimin e parqeve dhe rregullimin e varrezave

 

Komunikacioni:

Zyrtari për kontakt: leke.sina@rks-gov.net

Zyrtaret për inspektim: pjeter.marku@rks-gov.net dhe bujar.muhaxhiri@rks-gov.net

Monitorimin e punëve dhe kompanive të angazhuara për mirëmbajtjen dhe vendosjen e sinjalizimit horizontal, vertikal dhe ndriçues.

Monitorimin e punëve dhe kompanive të angazhuara për sanim të rrugëve me asfalt dhe zhavorr.

Monitorimin e punëve dhe kompanive të angazhuara për menaxhimin e hapësirave publike për parking.

Monitorimin e punëve dhe kompanive të angazhuara për transport urban dhe periferik të udhëtarëve.

Hartimin e propozim-projekteve për rregullimin dhe planifikimin e komunikacionit rrugor.

Hartimin e propozim-projekteve për rregullimin dhe planifikimin e transportit urban dhe periferik të udhëtarëve.

Hartimin e propozim-projekteve për rregullimin dhe planifikimin e hapësirave publike për parking.

Inspektimi dhe lëshimi i lejeve për ushtrimin e veprimtarisë së transportit urban dhe periferik të udhëtarëve.

Inspektimi dhe lëshimi i lejeve për ushtrimin e veprimtarisë TAXI (4+1) dhe (8+1).

Lëshimi i lejeve për bllokimin e rrugëve në rastet e veçanta.

Lëshimi i lejeve të qarkullimit për rrugët ku është i ndaluar qarkullimi.

Lëshimi i lejeve të qarkullimit për automjetet transportuese pesha totale e të cilave kalon vlerën 3.5 t. Në rastet kur këto automjete kanë për qëllim furnizimin dhe transportin e materialeve të ndryshme.

Lëshimi i lejeve të qarkullimit për automjetet transportuese të cilat kanë për qëllim furnizimin e lokaleve afariste.

Kryen mbikëqyrjen e kompanive të cilat e bëjnë bartjen dhe ruajtjen e automjeteve të sekuestruara nga policia si dhe përgatitjen e shpalljeve për shitjen e këtyre automjeteve, përmes procedurës së ankandit publik.

 

Infrastruktura:

Zyrtaret për kontakt: rize.morina@rks-gov.net dhe nexhib.qehaja@rks-gov.net

Monitorimin e punëve dhe kompanive të angazhuara për ndërtimin e rrugëve dhe trotuareve me asfalt dhe kubëza.

Monitorimin e punëve dhe kompanive të angazhuara për ndërtimin e kanalizimeve, kanaleve për ujitje, urave, mureve mbrojtëse dhe ‘’Veprave të Artit’’ si pjesë të rrugës.

Monitorimin e punëve dhe kompanive të angazhuara për ndërtimin e shesheve, objekteve dhe hapësirave tjera publike.

Hartimin e propozim-projekteve për sanimin dhe ndërtimin e rrugëve komunale.

Hartimin e propozim-projekteve për sanimin dhe ndërtimin e trotuareve.

Hartimin e propozim-projekteve për sanimin dhe ndërtimin e shesheve.

Dhënia e pëlqimeve për punime në rrugë, kanalizime, ura dhe objekte në rrugë.

 

Ndriçimi Publik, energjetika dhe ngrohja:

Zyrtare për kontakt: Ilhamije.kumnova@rks-gov.net

Monitorimin e punëve dhe kompanive të angazhuara për mirëmbajtjen dhe shtrirjen e rrjetit të ndriçimit publik.

Hartimin e propozim-projekteve për shtrirjen e rrjetit elektrik të tensionit të lartë

Hartimin e propozim-projekteve për shtrirjen e rrjetit elektrik të tensionit të ulët

Dhënia e pëlqimeve për vendosjen dhe dislokimin e TS-ve