Anton Shala
Anton Shala ka lindur më 10 gusht 1962 në fshatin Raçë të Gjakovës.
Shkollimin e mesëm e kreu në Gjakovë, ndërsa atë të lartë në Universitetin e Prishtinës.
Nga viti 1997 drejtor i shkollës “Anton Çetta” dhe koordinator në organizimin e shkollës së pavarur shqipe.
Në vitin 2002 nënkryetar i komunës së Gjakovës.
Për një mandat drejtor i drejtorisë për Arsim, ndërsa më pas drejtor i drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport.
Në vitet 2013-2017 anëtarë i Kuvendit të Komunës nga radhët e PSHDK-së.
Aktualisht kryesues i kuvendit komunal të Gjakovës dhe kryetar i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës dega në Gjakovë.
PËRGJEGJËSITË
1. Kryesuesi i Kuvendit të Komunës dhe Kryetari i komunës caktojnë rendin e ditës për mbledhjen e Kuvendit të Komunës.
2. Kryesuesi i Kuvendit të Komunës i thërret dhe kryeson mbledhjet e rregullta dhe të jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës dhe Komitetit për Politikë dhe Financa.
3. Kryesuesi i Kuvendit të Komunës njofton Komisionin Qendror Zgjedhor për vendin e lirë të ndonjë anëtari të Kuvendit të Komunës që pushon të jetë anëtar, ashtu siç parashihet në nenin 37 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale.
4. Kryesuesi i Kuvendit të Komunës nënshkruan të gjitha aktet e miratuara nga Kuvendi i Komunës.
5. Kryesuesi i Kuvendi të Komunës pas nënshkrimit të akteve të miratuara në Kuvendin e Komunës një kopje të aktit të nënshkruar ia dorëzon kryetarit të komunës.
6. Kryesuesit të Kuvendit të Komunës për ushtrimin e këtyre kompetencave i nevojiten resurse njerëzore dhe material të cilat sigurohen nga ekzekutivi i komunës