Republika e Kosoves

Gjakovë

Sektori për Integrime Evropiane

 Zyra për Integrime Evropiane (ZIE) në Komunën e Gjakovës është themeluar me miratim nga Kuvendi I Komunës dhe si e till funsksionon në kuadër të Kabinetit të Kryetarit edhe është përgjegjëse për koordinimin e të gjitha çështjeve që kanë të bëjnë me integrimin evropian në nivel komunal, si dhe të sigurojnë kryerjen e të gjitha obligimeve të Komunës në kuadër të këtij procesi.

Vizioni:

“Një qeverisje lokale me standard evropiane, gjithmonë në mbështetje të qëllimit dhe procesit të përgjithshëm Kombëtar drejt prespektivës Evropiane.”

Misioni:

“Në bashkpunim me instancat përkatëse lokale dhe qëndrore, të mbështesë Komunën në arritjen e standardeve evropiane dhe përmbushjen e obligimeve të dala nga dokumentet strategjike nacionale për integrim evropian si dhe të koordinojë të gjithë çështjet locale të procesit të integrimit evropian, përmes rrespektimit të praktikave dhe rregullave të përcaktuara nga BE-ja.”