Kosovar Alija
Ka lindur me 29 nëntor të vitit 1976 në Gjakovë.
I ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master në Fakultetin Filozofik në Universitetin publik të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Ka punuar 20 vjet si mësimdhënës në SHFMU “Ahmet Rrustemi” Bec.
Vazhdon studimet në Doktoratë PhD në Universitetin publik të Prishtinës “Hasan Prishtina”,
Është pjesëmarrës në shumë Konferenca Shkencore vendore dhe ndërkombëtare.
Kosovar Alija është i martuar dhe ka tre fëmijë.
PËRGJEGJËSITË
Drejtoria për Punë të Përgjithshme Administrative është përgjegjëse për:
a) kryerjen e detyrave që i përshkruhen me Ligj, Statut dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit,
b) detyrat dhe përgjegjësitë për integrime evropiane,
c) shërbimin e përkthimeve në gjuhët zyrtare,
d) organizimin e logjistikës që përfshijnë: transportin (vetura zyrtare), depon, arkivin dhe shkresëtarinë, postën, menaxhimin e pasurisë, shërbimin i sigurimit dhe mirëmbajtjes së objekteve komunale, mirëmbajtjen e pajisjeve të teknologjisë informative, mirëmbajtjen e ueb faqes komunale,
e) sigurimin e këshillave në zhvillimin organizativ dhe për formulimin, autorizimin dhe zbatimin e menaxhimit dhe programet zhvillimore të stafit,
f) ofrimin e bashkëpunimit, këshillave dhe ndihmës për drejtorët e drejtorive tjera komunale si dhe personelit tjetër për të gjitha çështjet administrative,
g) sigurimin e shërbimeve të teknologjisë informative,
51.1 Shërbimi i Ofiqarisë së Drejtorisë për Punë të Përgjithshme Administrative i ofron këto shërbime:
a) lëshimin e certifikatës së gjendjes civile,
b) regjistrimet e lindjeve,
c) certifikatën e lindjes,
d) certifikatës zëvendësuese të lindjes,
e) certifikatës së kurorëzimit,
f) certifikatës zëvendësuese të kurorëzimit,
g) certifikatës së vdekjes,
h) certifikatës së vendbanimit,
i) certifikatës së gjendjes familjare
j) certifikatës mbi statusin martesor,
k) vërtetimi për vendqëndrim, identitet dhe vërtetimi për pranimin e mjeteve materiale,
l) certifikatës për mbajtjen e familjes,
m) certifikatës familjare për pensionistë nga bota e jashtme,
n) vërtetimin për shtesa fëmijërore,
o) vërtetimin e origjinalitetit të dokumentit,
p) vërtetime të ndryshme sipas specifikave të tjera,
q) regjistrimi i fëmijës së gjetur – braktisur (sipas aktvendimit të Qendrës për Punë Sociale apo vendimit të Gjykatës),
r) regjistrimet e mëvonshme të lindjeve,
s) regjistrimin i fëmijëve të lindur në botën e jashtme,
t) lidhja e martesave – kurorëzimit,
u) kurorëzimin me shtetas të huaj,
v) regjistrimet e martesave të bëra jashtë Kosovës,
w) regjistrimin e vdekjeve,
x) regjistrimin e mëvonshëm të vdekjeve,
y) regjistrimin e vdekjeve të ndodhura jashtë Kosovës,
z) vërtetimet mbi nënshtetësinë,
zh) ndërrimin e emrit personal,
xh) përmbush edhe detyrat dhe urdhëresat që i caktohen nga Kryetari dhe Kuvendi.
51.2 Në kuadër të Drejtoratit për Punë të Përgjithshme Administrative, Shërbimit të
Ofiqarisë, funksionojnë edhe zyret e vendit të cilat do të veprojnë në kuadër të autorizimeve
ligjore dhe atyre të bartura nga Kuvendi i Komunës.