Republika e Kosoves

Gjakovë

Shërbimet

Përgjegjësitë dhe Shërbimet e drejtorisë për Zhvillim Ekonomik

  

Sektori i Zhvillimit Ekonomik:

  1. Krijimi e një kornize të përshtatshme për ekonomi të qëndrueshme lokale,
  2. Caktimi i prioriteteve për investime në Komunë, si dhe koordinimi i tre me MEF-in,
  3. Hartimin e politikës së zhvillimit ekonomik, propozimin e marrjes së masave për zhvillimin ekonomik të Komunës,
  4. Hartimin e planit global strategjik të zhvillimit ekonomik të Komunës, në aspektin afatshkurtër dhe në aspektin afatgjatë
  5. Hartimin e programeve ideore, duke i specifikuar veprimtaritë ekonomike me qëllim të zhvillimit të sektorëve parësorë, kontaktet me institucionet vendore financiare, si me banka dhe me institucione financiare ndërkombëtare, për t’u pajisur me informacione të mjaftueshme e të sakta, lidhur me kushtet e kreditimit (financimit) të bizneseve të ndryshme,
  6. Dhënien e këshillave për afaristët e ndryshëm për mundësinë e investimeve, angazhimit të kapitalit të tyre në veprimtaritë prodhuese e fitimprurëse, por edhe perspektive,
  7. Organizimin dhe menaxhimin e panaireve tradicionale të mallrave të ndryshme,
  8. Dhënien e ndihmës në organizimin e konferencave ndërkombëtare për mundësinë dhe perspektivën e zhvillimit ekonomik të Komunës,
  9. Për bashkëpunimin me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, rreth mundësisë së bashkërenditjes së punëve e të aktiviteteve për zhvillimin ekonomik të Komunës,
  10. Për bashkëpunimin me OJQ-të  lokale, odën ekonomike të Gjakovës, dhe Kosovës, Institucionet relevante lokale dhe vendore si Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, për bashkërenditjen e aktiviteteve të përbashkëta, komunikimin e ndërsjellë, shkëmbimin e informative, hartimin e raporteve në favor të zhvillimit ekonomik
  11. Për bashkëveprimin me ndërkombëtarët për bashkërenditjen e punëve rreth zhvillimit ekonomik të Komunës,
  12. Dhënien e informatave dhe raporteve të punës, për periudha të caktuara për nevojat e institucioneve Komunale,
  13. Hartimi i Projekt Propozimeve zhvillimore për realizimin financiar të tyre nga fondet institucionale të Komunës, Qeverisë apo të donatore dhe investitorëve lokal dhe ndërkombëtar.
  14. Të caktoj komisionet për mbikëqyrje profesionale në realizimin e projekteve komunale,
  15. Përmbushë edhe detyrat dhe urdhëresat që i caktohen nga Kryetari dhe Kuvendi.

Sektori i Turizmit:

  1. Formimin e politikës vjetore turistike dhe propozimin e masave me të cilat do të nxitet sektori privat, për t’i arritur synimet e politikës së zhvillimit të turizmit,
  2. Nxitjen e zhvillimit të veprimtarisë turistike për prodhimin e produkteve të reja turistike dhe të produkteve interesante për tregun, por edhe rritjen e cilësisë së ofertës turistike në nivel lokal.
  3. Hartimin e Pakos Turistike përfshirë  operatoret ekonomik, agjencione turistike , të cilat publikohen në ëebfaqe.
  4. Bashkëpunimi me Zyren e Informacionit për Turizëm, me institucionet relevante lokale, rajonale dhe vendore, rreth mundësive të bashkërenditjes së aktiviteteve për zhvillimin e turizmit lokal, ndërkufitar dhe më gjërë.

Qendra Komunale e Biznesit

  1. Regjistrimin e bisneseve të reja dhe paisja me certificate të biznesit.
  2. Evidentimin e ndryshimeve në certifikatat e biznesit, dhe arkëtimin e pagesave për këto ndryshime.
  3. Evidentimin e shuarjes së biznesit
  4. Dhënien e formularëve për aplikim dhe njoftim paraprak për bizneset,
  5. Dhënien e informatave profesionale dhe raporteve për drejtoritë dhe institucionet e Komunës,
  6. Lëshimi I vërtetimeve për përvojën e punës për pronarët e dyqaneve tregtare dhe atyre Zejtare etj. për periudhat 1970-1998 .
  7. Dhënien e lejes për zgjatje të orarit të punës për subjektet afariste dhe OJQ ve si arkëtimin e taksës sipas Rregullores në fuqi.

Sektori i Taksës në Firmë:

  1. Evidentimin e të gjithë obliguesve të taksës në firmë ndaj Komunës dhe arkëtimin e të hyrave përkatëse,
  2. Vizitat ne teren nga Zyrtarët e DZHE se për gjendjen në të cilën gjenden bizneset, dhënien e këshillave dhe rekomandimeve të të berit biznes si  dhe obligimet që kan ndaj Komunës.
  3. Pranimi I ankesave nga bizneset dhe shqyrtimi i lëndëve nga komisioni pranë drejtorisë.