Republika e Kosoves

Gjakovë

Ambasadori i Ri i Shqipërisë në Kosovë viziton Gjakovën

2024/03/05 - 10:28

Kryetari i Komunës Ardian Gjini dhe Kryesuesja e Kuvendit të Komunës Arbënesha Kuqi, kanë pritur në vizitën e tij të parë zyrtare në Gjakovë, Ambasadorin e Ri të Shqipërisë në Kosovë Petrit Malaj.
Në mes tjerash, Kryetari Gjini është shprehur se marrëdhënia vëllazërore, institucionale dhe shtetërore në mes të Shqipërisë dhe Gjakovës është e natyrshme. “Gjakova është shtëpia e Ambasadorit Malaj dhe e të gjithë shqiptarëve. Qytetarët e mi e ndiejnë lidhjen që kemi me Shqipërinë. Prandaj, bashkëpunimi ynë do të thellohet edhe më tutje, me aktivitete dhe projekte të reja” tha ai.