Republika e Kosoves

Gjakovë

Deklarata e kryetarit të komunës së Gjakovës Ardian Gjini, lidhur me grevën e mësimdhënësve

2019/01/21 - 2:17

Deklarata e kryetarit të komunës së Gjakovës lidhur me grevën e mësimdhënësve :

“Sot i takova drejtorët e shkollave të komunës së Gjakovës dhe me ta bisedova për mundësinë e përfundimit të grevës së arsimit, pas rritjes së pagave të tyre nga ana e qeverisë.
Gjatë ditëve të kaluara kam marr qindra mesazhe nga prindër dhe mësimdhënës të komunës sonë. Shume mësimdhënës janë shprehur të gatshëm për ta vazhduar procesin e mësimit. Ndërsa të gjithë prindërit kanë qenë të brengosur për tej zgjatjen e mos mbajtjes së mësimit për fëmijët e tyre.
Duke i pasur parasysh të gjitha këto, unë kam kërkuar nga drejtorët e shkollave që nesër në mëngjes shkollat të jenë të ngrohta dhe të gatshme për t’i pritur nxënësit. Po ashtu kam kërkuar nga operatorët transportues që i bartin nxënësit për në shkollë që ta fillojnë bartjen.
I ftoj të gjithë prindërit që nesër t’i dërgojnë fëmijët në shkollë, ndërkohe arsimtaret janë të lirë të vendosin se a do ta zhvillojnë procesin e mësimit apo ta vazhdojnë grevën.”