Republika e Kosoves

Gjakovë

Fillon projekti “Parandalimi i substancave narkotike tek të rinjët”

2018/10/23 - 5:54

Sot ka filluar lansimi i projektit “Parandalimi i substancave narkotike tek të rinjët ” me iniciativë të Kryetarit të Komunës z.Ardian Gjini si kërkesë e tij në Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi. Të pranishëm ishin gjimnazistët të cilët kishin mundësi të debatonin me psikologet Kaltrina Skoro Murtezaj dhe Shpresa Frrokaj për qështjet të cilat ata po ballafaqohen në raport me këtë dukuri.
Kryetari i Komunës, Ardian Gjini në fjalën e tij ka theksuar që indiferenca jonë e rrit problemin. Ai ka apeluar tek të rinjët që të dialogojnë me miqtë e tyre nëse shohin që ndonjë prej shokëve ka zgjedhur drogën për zgjidhjen e problemit.
Gjithashtu janë shpërndarë edhe udhëzues për prindër që do të ju ndihmojnë atyre të identifikojnë simptomat e para të përdorimit të drogave.
Kjo iniciativë do të vazhdojë edhe me shkollat tjera me prindër dhe nxënës.