Republika e Kosoves

Gjakovë

Filluan së ndërtuari shtigjet për tek kompleksi i shpellave në fshatin Kusar

2019/05/31 - 1:16

Komuna e Gjakovës sot filloi punën me projektet e saja për zonën e Pashtrikut, që e kthejnë atë në zonë atraktive turistike.

Sot u nis një projekt jashtëzakonisht interesant për komunën e Gjakovës. Kompleksi i shpellave në Kusar është vizituar në të kaluarën nga njerëzit, supozohet që ka qenë edhe e banuar. Sivjet do hapën shtigjet, do rrgullohen ulëset dhe ndriçimin. Do të jetë një atraksion turistik për komunën e Gjakovës, ku fëmijët do të mund të eksplorojnë nën mbikqyrjen e të rriturve, tha ndër të tjera Kryetari i Komunës, Ardian Gjini.

Ky projekt i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik kap koston e 24,798.50€.