Republika e Kosoves

Gjakovë

Gjakova është përfituese e nëntë projekteve për efiçiencë të energjisë

2020/12/16 - 11:57

Gjakova është përfituese e nëntë (9) projekteve për efiçiencë të energjisë
Kryetari i Komunës, Ardian Gjini dhe Drejtori Menaxhues i Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Admir Shala, sot kanë nënshkruar vazhdimin e bashkëpunimit me Komunën e Gjakovës për realizmin edhe të pesë projekteve për efiçiencë të energjisë.
Nga marrëveshja e mëhershme është paraparë realizimi i projekteve për:
1. Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” që do të përfshijë një strukturë bashkëkohore,
2. SHMFU “Mazllum Këpuska”,
3. SHFMU “Fehmi Agani”,
4. SHME “ Kadri Kusari.”
Ndërsa ky bashkëpunim do te vazhdojë tani edhe në ndërtesat tjera publike:
1. QKMF – dizajni i saj do të përshtatet me tradicionalen,
2. SHFMU “Emin Duraku”,
3. SHFMU “Anton Çetta” – Dol,
4. SHFMU “Ukshin Miftari” – Skivjan,
5. SHFMU “Dëshmorët Lleshi” – Doblibare
Kostoja totale e të gjitha projekteve të financuara nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë do të kaloj shifrën e 2 milionë eurosh.
Projektet do të fillojnë gjatë vitit të ardhshëm.