Republika e Kosoves

Gjakovë

Gjakova komuna në të cilën nis fushata “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”

2020/11/26 - 11:04

Gjakova është përzgjedhur komuna në të cilën sot ka nisur fushata “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, fushatë e cila organizohet në nivel vendi.
Për këtë në Gjakovë kanë qëndruar përfaqësuesit më të lartë të institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare, si pjesë e organizimit të kësaj fushate mes tyre edhe Ambasadori i BE-së në Kosovë, Z. Tomáš Szunyog, Koordinatorja e Zhvillimit e KB znj. Ulrika Richardson, Shefja e Zyrës së UN Women Znj. Vlora Nushi, Përfaqësuesja rezidente e UNDP Maria Suokko, Shefja e Misionit të IOM znj. Anna Rostocka e të tjerë.
Në një pritje të kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini ka organizuar për ta, është thënë mes Gjakova është përzgjedhur për fillimin e kësaj fushate, për faktin se llogaritet si njëra prej komunave më aktive në luftën kundër dhunës në baza gjinore. Shembull për këtë është përmendur edhe “Shtëpia e sigurtë”, si një shembull i mirë që tashmë është bartur edhe në qytete tjera të Kosovës.
Kryetari Gjini bashkë me ambasadorin Szunyog dhe mysafirët tjerë e kanë vizituar edhe Shtëpinë e Sigurtë, me ç’rast nga menaxhmenti i këtij institucioni janë njoftuar për punën konkrete që po zhvillohet aty.