Republika e Kosoves

Gjakovë

Inaugurohen rrugët në disa fshatra të Gjakovës

2020/07/13 - 12:31

Janë finalizuar punimet për ndërtimin-asfaltimin e rrugëve në fshatin Marmull, si dhe ato për segmentet rrugore në fshatrat Kushavec dhe Dol.

Gjatë përurimit të këtyre projekteve infrastrukturore, Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, u shpreh i lumtur që tashmë banorët e këtyre anëve do të kenë qasje më të lehtë me fshatrat përreth dhe tërë komunën e Gjakovës. “Jam i lumtur sepse këto rrugë i’u lehtësojnë jetën. Sa i përket Marmullit, i kemi edhe disa punë, të cilat do t’i përmbyllim shumë shpejtë” deklaroi ndër të tjera Kryetari Gjini.