Republika e Kosoves

Gjakovë

Komuna e Gjakovës ngushllon me rastin e vdekjes së profesor Masar Rizvanollit

2020/05/22 - 1:18

Me pikëllim të thellë morrëm lajmin për vdekjen tragjike të profesorit të nderuar të historisë, Masar Rizvanolli.

Ngushëllimet më të sinqerta, familjes, qytetarëve të Gjakovës dhe gjithë popullit shqiptar për humbjen e historianit, jeta dhe vepra e të cilit ishte dedikim për historinë e lavdishme të kombit shqiptar.

Sot dhe gjithmonë ndjejmë mirënjohje ndaj kontributit të jashtëzakonshëm të profesorit të nderuar, i cili asnjëherë nuk u ndal duke përçuar diturinë e tij tek të gjithë ne.