Republika e Kosoves

Gjakovë

Kryetari Gjini me bashkëpunëtorë nderojnë me homazhe të rënët e Skivjanit

2022/04/27 - 11:35

Në përvjetorin e 23-të të rënies së lavdishme të dëshmorëve dhe martirëve të Skivjanit, Kryetari Gjini me bashkëpunëtorë, bënë homazhe tek Lapidari ku janë gdhendur emrat e figurat e tyre, ashtu si në zemrat dhe mendjet tona!
“Të rënët do ti nderojmë deri në frymën tonë të fundit, sepse vetëm në këtë mënyrë, kemi shpresë për ndërtimin e një të ardhme të ndritur” tha mes tjerash Kryetari Gjini.