Republika e Kosoves

Gjakovë

Kryetari Gjini mirëpret Kryetarin e Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma

2022/05/13 - 12:48

Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, me  bashkëpunëtorë, ka pritur  në takim Kryetarin e Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që Gjakova dhe Saranda po e vazhdojnë e po e thellojnë edhe më tej bashkëpunimin e nisur tash e sa kohë me binjakëzimin e këtyre dy qyteteve.
Bashkë me mikun tim dhe mikun e qytetit të Gjakovës, kryetarin e bashkisë së Sarandës Adrian Gurma, sot kaluam një ditë me ç’rast zhvilluam biseda tejet konstruktive për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit, jo vetëm në fushën e turizmit por edhe me gjërë”  u shpreh Kryetari Gjini lidhur me këtë vizitë.