Republika e Kosoves

Gjakovë

Mbahet mbledhja e 9-të e Komitetit për Komunitete

2018/12/14 - 10:53

Është mbajtur sot mbledhja e 9-të e Komitetit për Komunitete në komunën e Gjakovës. Sipas Rendit të Ditës të propozuar nga kryesuesja Elvane Qorri, në këtë takim ka raportuar udhëheqësi i Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim Armend Behluli, i cili ka folur për gjendjen e personave të kthyer. I ka bërë të ditur se ka shumë familje të komuniteteve jo – shumicë që kanë nevojë për strehim, ndërsa ka shtuar se komuna po bën përpjekje të vazhdueshme të sigurojë donator që do të ndihmojnë në ndërtimin e shtëpive për këta qytetarë.

Sipas rendit të ditës, në këtë takim ka raportuar edhe udhëheqësja e Sektorit për Shëndetësi Dafina Kazazi – Olloni, e cila ka treguar për ndarjen e subvencioneve në sektorin e shëndetësisë dhe përfshirjen e komuniteteve jo – shumicë në listat e përfituesve.

Në këtë takim është folur edhe për situatën e punëtorëve nga komunitetet jo – shumicë në Ndërmarrjen Publike “Çabrati”, me ç ‘rast para anëtarëve të Komitetit ka raportuar zyrtari i KRM “Çabratit” Lorik Lipoveci.