Republika e Kosoves

Gjakovë

Mbahet mbledhja e radhës e Komitetit Komunal për Komunitete

2018/07/20 - 10:46

Është mbajtur sot mbledhja e 5-të e Komitetit Komunal për Komunitete, në të cilën, krahas pikave të zakonshme, janë shqyrtuar edhe 2 pika kryesore të rendit të ditës.

Fillimisht Pranvera Kërshi, përfaqësuese e Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim ka raportuar për punën një mujore të kësaj zyreje. Në raportin e saj, Kërshi ka thënë se ZKKK-ja gjatë muajit të kaluar kryesisht është marrë me çështjet e kthimit, strehimit dhe ri integrimit të qytetarëve komunitarë.

Si pikë tjetër e rendit të ditës është diskutuar edhe gjendja e komuniteteve jo shumicë në komunën e Gjakovës. Kryesuesja e Komitetit për Komunitete Elvane Qorri, ka thënë se pas vizitës që anëtarët e këtij komuniteti e kanë bërë nëpër familjet komunitare, kanë konstatuar se gjendja e tyre është e rëndë, sidomos në aspektin ekonomik.