Republika e Kosoves

Gjakovë

Mbahet mbledhja e radhëse KPF-së

2019/07/15 - 10:58

Komiteti për Politikë dhe Financa sot ka mbajtur mbledhjen e radhës për këtë vit, e cila është udhëhequr nga kryesuesi Anton Shala, ndërsa pikat e propozuara të të cilët janë miratuar dhe pas shqyrtimeve kanë marrur vizën për shqyrtim në mbledhjen e Kuvendit Komunal.
Sipas informatës të dhënë nga major Kristë Gjokaj, komandant i Stacionit Policor në Gjakovë, situata e qetësisë dhe e sigurisë në komunën e Gjakovës në gjashtë muajt e parë të këtij viti është e qetë dhe stabile, pa ndonjë dukuri të specifikuar. Gjatë kësaj kohe ka ndodhur një rast vrasje dhe një tjetër tentim-vrasje, ndërkohë që nga aksidenti me pasoja fatale ka pasur një rast. Ndërkohë, si raste të raportuara për dhunë në familje kanë qenë pesëdhjetë e tri sosh, ndërkaq si raste të raportuara për posedim të drogës kanë qenë njëzet e nëntë sish. Kjo informatë si dhe informata tjetër rreth aktiviteteve të KKSB-së do të trajtohen më gjerësisht në mbledhjen e Kuvendit.
Gjithashtu nga anëtarët e KPF-së është marrur miratimi për shqyrtim në mbledhje të Kuvendit të raportit të kryetarit për situatën ekonomike-financiare të Komunës së Gjakovës dhe zbatimin e planeve investuese të Komunës për periudhën janar-qershor 2019, shqyrtimin e Raportit të Auditorit të Përgjithshëm për Komunën e Gjakovës për vitin 2018, shqyrtimin e informatës financiare të Komunës së Gjakovës për periudhën janar-qershor 2019, si dhe shqyrtimi i raporteve të Punës së Ndërmarrjev Publike Komunale “Ngrohtorja e Qytetit” dhe KRM “Çabrati”.