Republika e Kosoves

Gjakovë

Mbahet takimi i radhës i Këshillit të Partneritetit Publiko – Privat

2019/03/14 - 9:37

Është mbajtur takimi i radhës i Këshillit të Partneritetit Publiko – Privat, këshill ky që është themeluar nga kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, në fillim të mandatit të tij si kryetar.

Si temë kryesore e diskutimimit në këtë takim ishte njoftimi i bizneseve lokale me projektet investive që komuna e Gjakovës po planifikon t’i ndërmerrë ditëve në vazhdim, qoftë nga buxheti komunal, qoftë nga përkrahja direkte e qeverisë së Kosovës.

Në këtë drejtim, kryetari Gjini ka thënë se komuna ka rritur investimet kapitale dukshëm në krahasim me të kaluarën, ndërsa vetëm gjatë vitit 2019 planifikohet të investohen rreth 9 milion euro. Por, shumë herë më të mëdha se këto janë investimet direkte t qeverisë së Kosovës, që pritet të jenë disa dhjetra miliona euro në total.

Kryetari Gjini ka përmendur veçmas secilin prej investimeve që po planifikohen të realiozhen në komunën e Gjakovës, përfshirë këtu, ndërtimin e hyrje – daljeve dhe unazës së qytetit, autostradën e dukagjinit të të tjera, ndërsa u ka rikujtuar bizneseve lokale që të njejtit mund të pëfitojnë shumë duke u inkuadruar dhe duke qenë pjesë e këtyre zhvillimeve.

Kryetari Gjini ka folur edhe për rikthimin e taksës në firmë, duke u spjeguar biznesmenëve se kjo do të jetë një taksë tejet simbolike dhe lehtë e përballueshme nga bizneset, por që si total do të ndikojë shumë në rritjen e buxhetit komunal.

Gjithashtu temë e diskutimit ka qenë edhe rregullorja e re e Orarit të Punës. Me këtë rast, sipas kryetarit Gjini janë disa ditë festive të cilat duhet të respektohen nga bizneset, kjo mbi të gjitha si respekt dhe nderim për vet punëtorët e këtyre bizneseve.