Republika e Kosoves

Gjakovë

Ministria e Ekonomisë dhe Mjedisit ndan 400 mijë Euro për pastrimin e Qendrës Transfer

2020/07/13 - 7:40

Ministria e Ekonomisë dhe Mjedisit ndan 400 mijë Euro për pastrimin e Qendrës Transfer në lagjen “Ali Ibra” dhe rehabilitimin e tërësishëm të kësaj hapësire.

Kryetari i Komunës, Ardian Gjini me Ministrin për Ekonomi dhe Mjedis, Blerim Kuçi, sot kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi, përmes të cilit Ministria do t’i ndihmojë Komunës së Gjakovës për bashkëfinancimin e këtij projekti.