Republika e Kosoves

Gjakovë

Nis viti i ri shkollor

2020/09/16 - 12:16

Viti i ri shkollor 2020-2021 ka nisur mbarë në shkollat e komunës së Gjakovës, duke respektuar të gjitha rekomandimet e institucioneve qendrore, për mbrojtjen e shëndetit të fëmijvë dhe stafit të shkollave.

Këtë proces e monitoruan zyrtarët e Drejtorisë Komunale të Arsimit.

Në bazë të udhëzuesit të MASHT-it, nga e premtja e kaluar, DKA në Gjakovë ka themeluar taskforcën, me qëllim të mbikëqyrjes së mbarëvajtjes së vitit të ri shkollor.