Republika e Kosoves

Gjakovë

Nisin punimet për rrugën Gjakovë – Dollc

2019/03/15 - 1:53

Kanë nisur sot punimet për rrugën e re Gjakovë – Dollc, një projekt ky i financuar në tërësi nga qeveria e Kosovës, përkatësisht ministria e Infrastrukturës.

Në ceremoninë e nisjes së punimeve ka marrë pjesë kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini dhe ministri i ministrisë së Infrastrukturës Pal Lekaj.

Me këtë rast, kryetari Gjini ka thënë se ky është njëri prej projekteve më të mëdha që po ndodhin në komunën e Gjakovës në 30 vitet e fundit ndërsa ka shprehur bindjen e tij se me qeverisjen Haradinaj do të ndodhin edhe shumë projekte tjera të cilat komunën e Gjakovës do ta nxjerrin në një kapitull të ri. Kryetari Gjini ka shtuar se me qeverisjen Haradinaj, ky vit do të jetë një vit i jashtëzakonshëm për komunën e Gjakovës, Dukagjinin dhe tërë Kosovën.

Nga ana tjetër, ministri Pal Lekaj në fjalën e tij ka thënë se me këto investime po dëshmohet se qeveria Haradinaj është një qeveri që e mbanë fjalën dhe një qeveri që është e vendosur që me këto investime ta bëj këtë anë më atraktive për investimet e huaja.

Ndryshe, rruga Gjakovë – Dollc që e lidhë Gjakovën me Prishtinën është një gjatësi rreth 31 kilometra me një vlerë investimi rreth 57 milion euro.