Republika e Kosoves

Gjakovë

NJOFTIM

2018/11/06 - 3:40

Komuna e Gjakovës iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë uzurpuar prona publike, apo që në mënyrë të kundërligjshme i shfrytëzojnë ato, apo edhe të gjithë të tjerët që kanë ndërhyrë duke ndërtuar, vendosur barriera apo rampa, si dhe të gjithë atyre që trotuaret dhe hapësirat publike i shfrytëzojnë për çfarëdo ekspozimi të mallërave që t‘i evitojnë të gjitha sa më shpejtë.

Inspektorët komunal do të veprojnë në vazhdimësi duke shqiptuar gjoba mandatore, duke filluar nga vendet ku cenohet lëvizja e këmbësorëve apo pengohet trafiku e deri te të gjitha vendet ku ka keqpërdorim të hapësirës publike.