Republika e Kosoves

Gjakovë

Raport nga drejtoria për Punë Inspeksuese

2018/10/19 - 3:47

Inspektoret e tregut dhe ata sanitarë gjatë këtij muaji kanë kryer 83 inspektime me fokus të veçantë në subjektet afariste të cilat mirën me prodhimin i bukës, simiteve dhe ëmbëlsirave të freskëta, me qellim të verifikimit të çmimeve, peshës së produkteve, deklaracioneve, verifikimit të peshoreve, lëshimin e faturave për konsumatorët, prejardhjes së produkteve, librezat sanitare, gjendja e përgjithshme e kushteve higjieno-sanitare, si dhe çështje tjera qe lidhen me sigurinë e ushqimit dhe mbrojtjen e konsumatorit. Gjatë këtyre inspektimeve, Inspektoret kompetent kanë konstatuar se në 34 subjekte afariste ka parregullsi, ndaj të njëjtëve janë ndërmarrë të gjitha masat e përcaktuara me ligj deri në eliminimin parregullsive.

Me datën 19.10.2018 me qellim të zbatimit të ligjeve përkatëse Inspektoret e Tregut, Sanitar, Veterinës dhe Bujqësisë në kuadër te kompetencave të tyre kane kryer inspektime në mjetet transportuese në magjistralja Gjakovë-Prizren. Gjatë këtij inspektime kanë hasur në produkte të cilat nuk kanë qen të sigurta për konsum dhe pa dokumentacion përcjellës, të njëjtat janë sekuestruar dhe asgjësuar nga Inspektoret kompetent.

Me inspektime të tilla do të vazhdohet edhe në të ardhmen me qellim që të sigurohet përputhshmëria e produkteve ushqimore dhe jo ushqimore në treg gjegjësisht siguria e produkteve me ligjet në fuqi.