Republika e Kosoves

Gjakovë

Shënohet 77 vjetori i Çlirimit të Gjakovës

2021/11/09 - 1:27

Është shënuar sot 77 vjetori i çlirimit të Gjakovës nga pushtuesit nazi-fashist. Në një ceremoni modeste, për të shënuar këtë ditë, ka marrë pjesë edhe nënkryetari i komunës së Gjakovës Flamur Fetahaj, i cili luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare e ka cilësuar si pjesë të rëndësishme të historisë së popullit shqiptarë dhe pjesë të rëndësishme të angazhimit gjithë popullor për liri.

Me këtë rast nga të pranishmit edhe janë vendosur kurora me lule dhe janë bërë nderime tek varri i heroit Fadil Hoxha dhe tek Eshtnorja në kodrën e Çabratit, e gjithashtu edhe tek varrezat e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.