Republika e Kosoves

Gjakovë

Shenohet java e komunitetit egjiptian

2019/06/21 - 2:33

Me vendim të kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, 24 Qershori është shpallur si Dita Nacionale e Komunitetit Egjiptian. Në kuadër të shënimit të kësaj date, në Gjakovë, si njërin prej qyteteve me numrin më të madh të banorëve nga ky komunitet, janë duke u organizuar një sërë aktivitetesh, për ta rrumbullaksuar këtë ditë të shënuar me javën egjiptiane.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve, sot është mbajtur Tubim Publik, në të cilin pos shumë qytetarëve nga komuniteti egjiptian, ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini dhe zëvendës ministri i ministrisë së Arsimit Artan Berisha, i cili po ashtu vjen nga rradhës e komunitetit egjiptian.
Në fjalën e tij, kryetari Ardian Gjini ka thënë se përcaktimi i kësaj date është një lajm i mirë për komunitetin egjiptian, ndërsa ka shtuar se kohëve të fundit është duke u vërejtur që pas një diskriminimi pasiv, komuniteti egjiptian ka filluar të këndellet dhe të avancojë në shumë sfera të jetës.
Duke bashkëbiseduar me qytetarët e këtij komuniteti, kryetari Gjini ka pëmendur disa dhjetra projekte që janë duke u realizuar ose që planifikohet të realizohen, e të cilët e tangojnë drejtëpërsëdrejti komunitetin egjiptian.