Republika e Kosoves

Gjakovë

Tri projekte infrastrukturore inugurohen në Gjakovë

2018/10/14 - 4:48

Kanë përfunduar punimet në asfaltimin e rrugëve në fshatërat Zhabel, Bec dhe Prush.

„Gjendjen në rrugën e fshatit Prush e kam parë gjatë fushatës dhe kam premtuar që do ta realizojë në mundësinë e parë. Këtë premtim e kam bërë sepse ka qenë e dhimbshme të shoh fëmijët të shkojnë në shkollë duke ecur nëpër baltë. Sot jam i lumtur që kemi arritur të realizojmë këtë projekt të rëndësishëm për banorët e këtushëm“, tha ndër të tjera kryetari Gjini.

Zhabel gjatësia e rrugës 3837 metra, vlera e investimit 337,424.00€
Bec gjatësia e rrugës 1620 metra,
vlera e investimit 124,541.00€
Prush gjatësia e rrugës 1808 metra
vlera e investimit 117,777.00€