Republika e Kosoves

Gjakovë

U përurua investimi në pjesën e vjetër të qytetit

2020/12/22 - 3:55

U përurua investimi në pjesën e vjetër të qytetit.
Paraditen e sotme, me përfundimin e punimeve në pjesën e vjetër të qytetit, u përuruan punimet gjatë të cilave me intensitet u punua gjatë gjithë vitit.
“Simbolikisht po shënojmë përfundimin e punimeve në rrugë të qytetit të vjetër dhe pjesën dërmuese të infrastrukturës përcjellëse që janë trotuaret dhe infrastruktura nëntokësore. Në pjesën e vjetër të qytetit, rrugët të cilat duhet të jenë me kubëza kanë përfunduar. Kanë mbetur vetëm edhe disa finesa përfundimtare të cilat do të realizohen gjatë vitit të ardhshëm. Do të rregullohet qështja e parkingjeve, shëtitoja qëndrore e Çarshisë si dhe renovimi total i objektit të QKMF-së”, tha ndër të tjera Kryetari i Komunës, Ardian Gjini.
Ai gjithashtu ka falenderuar qytetarët e Komunës së Gjakovës, me paratë e të cilëve është investuar 80% në realizimin e punimeve në shëtitoren e lumit Krena e të cilat kanë ndodhur me buxhet suplementar, pra me tejkalim të të hyrave vetanake.
Punimet e zhvilluara në infrastrukturën rrugore të çarshisë së vjetër janë realizuar me buxhet prej 400,000.00€ nga granti i performancës që është financuar nga Demos Helvetas e MAPL dhe rreth 400,000.00€ të tjera nga të hyrat vetanake.