2013/09/09 - 12:00
Dëmet e shkaktuara janë të konsiderueshme.
Gjatë vikendit në mes të natës së shtunë dhe të dielës , rreth orës 01:00, është sulmuar komuna e Klinës nga një person, i cili i ka thyer xhamat e dyerve të pjesës së hyrjes së objektit të komunës.
Sipas rojtarit, Fadil Kryeziu i cili ka qenë brenda objektit , ka thënë se një person i panjohur ka ardhur në drejtim të hyrjes dhe ka filluar ti godas xhamat me një mjet të fort dhe përderisa ai godiste unë menjëherë e kam lajmëruar policin ka thënë Kryeziu.
Togeri i policisë në Klinë – Zenel Halitaj ka thënë se Policia ka dal menjëherë në vendin e ngjarjes pas njoftimi nga ana e rojtarit të komunës , dhe i kemi ingjizimet e kamerave që janë të vendosura jashtë objektit. Sipas, policisë mjeti me çka është sulmuar komuna ,është një mjet i fort por ende nuk dihet se çfarë mjeti dhe personi që e ka kryer këtë vepër ka ikur në drejtim të panjohur. Policia është duke e hetuar rastin ka thënë togeri Halitaj.