Drejtor: Binak Sylaj
-Ing. i Teknologjisë
Ka lindur më 01.04.1964, në Maznik, Komuna e Deqanit
Familjar : I martuar baba i 3-Femijëve, qe nga viti 1978 jeton dhe vepron në Komunën e Klinës
- Shkollën fillore në vendlindje
- Shkollën e mesme ne Klinë, Teknik i laboratorit për Biologji,1978-1983
- 1983-1984 Shërbim ushtarak
- 1985-1989 SH.L .Ing. i Teknologjike, përpunimi i lëkurës, prodhimi i Këpucëve
Detyrat dhe pozitat institucionale dhe aktivitetet politike
- 1990-1997 Bashkëaksionar në firmën private “Drilon Trade”, Klinë
- 1990-1995 Kryetar i Aktivit nr-2 të LDK-së dega në Klinë
- 1990-1994 Kryetar i Forumit Rinor për Klinën
- 1995 Anëtar i Kryesisë se PPK-së dega ne Klinë, Nënkryetar
- 1998-1999 Pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Brigada -132 Zona e Dukagjinit
- 2000 e tutje Nënkryetar i degës se AAK-së në Klinë
- 2007-2013 Anëtar i Kuvendit të Komunës Klinës
- 2003-2007 Këshilltar për Punësim në MPMS, Zyra e Punësimit-Klinë
- 2007-2009 Përgjegjës i Zyrës së Punësimit, Klinë
- 2009-2017 Këshilltar për Punësim në MPMS- ZP-Klinë
- 2018 – Drejtor i Administratës, Komuna Klinë
PËRGJEGJËSITË
Specifikimi i detyrave dhe përgjegjësive, janë:
– Detyrat dhe përgjegjësit në integrime evropiane;
– Shërbimi i Përkthimeve në gjuhët zyrtare;
– Përcjellja dhe mbikëqyrja e punëve dhe procedurave të Zyrës së Prokurimit;
– Organizimi i logjistikës që përfshinë përgjegjësit si: transporti (veturat zyrtare), depon, arkivin dhe
shkrimoren, Zyrën pritëse, Shërbimin e Kuvendit, postën, menaxhimin e pasurisë, shërbimi i
sigurimit dhe të mirëmbajtjes së objekteve komunale, mirëmbajtjen e pajisjeve të teknologjisë
informative, mirëmbajtja e ueb-aplikacionit dhe futja e informatave në të;
– Organizimi dhe koordinimi i suksesshëm i punëve dhe aktiviteteve për menaxhim të burimeve
njerëzore; formimi dhe mbajtja e sistemeve dhe standardeve kualitative përkatëse për vlerësimin e
kualitetit të performancës;
– Të zhvillojë një shërbim të burimeve njerëzore, i cili do të jetë koherent dhe i integruar dhe i cili do
t’i arrijë objektivat, politikat dhe vlerat e Komunës;
– Koordinimi i planifikimit te burimeve njerëzore përmes Zyrës së personelit;
– Të udhëheq, motivojë dhe zhvillojë ekipin e personelit për të ngritur nivelin e performancës
(mënyrës së kryerjes së punës) dhe për të dhënë shërbime kualitative;
– Të kontribuojë në zhvillimin e performancës dhe standardeve të kualitetit për të gjithë stafin, e të
cilat do të përforcojnë funksionimin e procedurave të Personelit siç janë: disiplina, vlerësimi i
përgjithshëm dhe vlerësimi i punës;
-Të sigurojë funksionim të përditshëm të procedurave siç janë; rekrutimi dhe selektimi, disiplina,
ankesat/lutjet, vlerësimet e përgjithshme në konsultimet me menaxherët e drejtpërdrejt duke
përfshirë edhe trajnimin e paneleve dhe komisioneve të nevojshme për t’i vënë në funksion këto
procedura;
– Të sigurojë këshilla në zhvillimin organizativ dhe të dizajnojë, autorizojë dhe zbatojë menaxhimin
dhe programet zhvillimore të stafit;
– Të krijojë dhe mirëmbajë komunikim efektiv dhe bashkëpunim me të gjitha funksionet në komuna
në lidhje me çështjet e burimeve njerëzore;
– Të sigurojë integrimin e parimeve të mundësive të barabarta në të gjitha aspektet e punës së njësinë
për menaxhim të burimeve njerëzore;
– Ofrimi i bashkëpunimit, këshillave dhe ndihmësdrejtorëve të tjerë të drejtorive në Komunë, si dhe
personelit tjetër mbi të gjitha çështjet administrative;
-Sigurimi i shërbimeve të teknologjisë informative;
– Kontributi në zhvillim dhe arritjes së standardeve kualitative të administrimit dhe veprimtarisë së
Komunës, siç janë disiplina në punë dhe vlerësimi i rregullt i të arriturave në punë.
Drejtoria nga al. 1 e këtij neni kryen edhe punë të tjera sipas ligjit në fuqi, organogramit
komunal dhe akteve të tjera të Autoritetit Qendror të Republikës së Kosovës.