Republika e Kosoves

Klinë

Cilat janë dokumentet e nevojshme për regjistrim në sistemin e Gjendjes Civile për fëmijët e lindur në spital?

  1. Fletëlëshimi i spitalit: Fletatstatistikore nga institucioni shëndetësor (origjinale);
  2. Certifikata e kurorëzimit për prindërit e të porsalindurit (fotokopje). Prindërit pa kurorë duhet të jenë të pranishëm me rastin e paraqitjes së kërkesës;
  3. Letërnjoftimet apo pasaportat valide të Republikës së Kosovës të prindërve dhe ekstraktet e lindjes për prindërit (fotokopje);
  4. Njëri prind të jetë i pranishëm (nëse kurora është bërë para lindjes së fëmijës);
  5. Nëse fëmija është mbi moshën 6 vjeç nevojitet edhe libreza ose dëftesa e shkollës ku është i regjistruar fëmija;
  6. Pagesa e taksës 1€.

 

Cilat janë dokumentet e nevojshme për regjistrim në sistemin e Gjendjes Civile për fëmijët e lindur jashtë Institucionit Shëndetësor?

  1. Vërtetimi nga institucioni përkatës për vaksinimin e fëmijës. Një fotografi e formatit të pasaportës, jo më e vjetër se gjashtë muaj;
  2. Vërtetimi që nuk ka lindur në spital;
  3. Libreza ose dëftesa e shkollës ku është i regjistruar fëmija;
  4. Certifikata e kurorës së prindërve. Prindërit pa kurorë duhet të jenë të pranishëm me rastin e paraqitjes së kërkesës;
  5. Letërnjoftimet apo pasaportat e prindërve, ekstraktet e lindjes për prindërit;
  6. Deklaratat e dy dëshmitarëve të cilët i njohin rrethanat e lindjes së atij personi (duhet të jetë e vërtetuar te noteri), si dhe letërnjoftimet kopje dhe valide të Republikës së Kosovës;
  7. Procedura e zhvilluar nga zyrtari kompetent dhe nxjerrja e aktvendimit mbi  regjistrimin e mëvonshëm të lindjes për personin në procedurë, paraprakisht lënda e kompletuar dërgohet përmes postës elektronike për verifikim në ARC
  8. Pagesa e taksës 2 €.

 

Cilat janë dokumentet e nevojshme për regjistrim në sistemin e Gjendjes Civile për fëmijët e lindur jashtë Kosovës?

  1. Certifikata e lindjes, lëshuar nga shteti ku ka lindur fëmija (certifikata origjinale duhet të jetë e përkthyer në gjuhën zyrtare);
  2. Certifikata e kurorëzimit të prindërve (fotokopje);
  3. Ekstraktet e lindjes të të dy prindërve (fotokopje);
  4. Letërnjoftimet apo pasaportat valide të prindërve dhe ekstraktet e lindjes (fotokopje);
  5. Pagesa e taksës 1 €.

 

Cilat janë dokumentet e nevojshme për lidhjen e martesave-kurorëzimit?

  1. Ekstraktet e lindjes të palëve të interesuara për kurorëzim (origjinal);
  2. Certifikatat e statusit martesor të palëve të interesuara për kurorëzim (origjinal);
  3. Letërnjoftimet valide të palëve të interesuara për kurorëzim dhe të dëshmitarëve, si dhe plotësimi i procesverbalit mbi lidhjen e martesës (fotokopje);
  4. Prania e palëve që lidhin kurorë dhe e dëshmitarëve në momentin e kurorëzimit;
  5. Nëse palët kanë qenë të shkurorëzuar: aktgjykimin mbi prishjen e kurorës ose aktvendimin mbi pranimin/njohjen e aktgjykimit;
  6. Nëse njëri nga bashkëshortët ka vdekur: certifikata e vdekjes së ish-bashkëshortit;
  7. Nëse njëra nga palët është i moshës jo madhore: aktvendimi i gjykatës mbi lejimin e martesës;
  8. Pagesa e taksës 5 €, për kurorëzimet brenda lokaleve të komunës;
  9. Për kërkesa të kurorëzimit jashtë objektit të komunës, vetëm në ambiente solemne jo shtëpi private, taksa është 50€.

 

Cilat janë dokumentet e nevojshme për lidhjen e martesave-kurorëzimi me shtetas të huaj?

  1. Certifikatat e lindjes për palët e interesuara për kurorëzim (origjinal). Për shtetasin e huaj nevojitet certifikata e lindjes, ndërsa për shtetasin kosovar nevojitet ekstrakti i lindjes;
  2. Vërtetimet mbi statusin martesor për të dy palët (origjinal);
  3. Pasaportat ose letërnjoftimet për të dy palët (fotokopje);
  4. Vërtetimin mbi vendbanimin e palës nga shteti ku jeton (fotokopje);
  5. Kontrata mbi kapacitetin martesor për ato shtetet që lëshojnë këtë dokument;
  6. Letërnjoftimet ose pasaportat valide të palëve që lidhin kurorë dhe të dëshmitarëve, si dhe plotësimi i procesverbalit mbi lidhjen e martesës (fotokopje);
  7. Nëse njëra nga palët është i moshës jo madhore: aktvendimi i gjykatës mbi lejimin e martesës;
  8. Nëse palët kanë qenë të shkurorëzuar: aktgjykimi mbi prishjen e kurorës ose aktvendimin mbi pranimin/njohjen e aktgjykimit;
  9. Nëse njëri nga bashkëshortët ka vdekur: certifikata e vdekjes së ish-bashkëshortit;
  10. Pagesa e taksës 1 €.

 

Cilat janë dokumentet e nevojshme për regjistrimin e martesave të bëra jashtë Kosovës?

  1. Certifikata mbi lidhjen e martesës, lëshuar nga shteti tjetër ku pala ka lidhur martesë, të përkthyer në gjuhën zyrtare të Republikës së Kosovës (origjinal);
  2. Letërnjoftimin ose pasaportën valide (fotokopje);
  3. Nëse certifikata është e pakompletuar me shënimet e prindërve, pala duhet të sigurojë edhe ekstraktet e lindjes për të dy bashkëshortët;
  4. Pagesa e taksës 1 €.

 

Cilat janë dokumentet e nevojshme për regjistrimin e vdekjes (brenda 30 ditësh pas vdekjes së qytetarit)?

  1. Dëshmia nga institucioni shëndetësor mbi vdekjen e personit apo aktvendimi i gjykatës mbi shpalljen e personit të vdekur (origjinali);
  2. Letërnjoftimi ose pasaporta e personit të vdekur (fotokopje);
  3. Ekstrakti i lindjes për personin e vdekur;
  4. Certifikata e kurorës, nëse personi ka qenë i kurorëzuar;
  5. Ekstrakti i lindjes për informuesin;
  6. Letërnjoftimi i informuesit;
  7. Pagesa e taksës 1 €.

 

Cilat janë dokumentet e nevojshme për regjistrimin e vdekjes (pas skadimit të 30 ditëve të vdekjes së qytetarit)?

  1. Dëshmia nga institucioni shëndetësor mbi vdekjen e personit, apo aktvendimi i Gjykatës mbi shpalljen e personit të vdekur (origjinal);
  2. Deklaratat e dy dëshmitarëve, të cilët janë në dijeni të drejtpërdrejtë për vdekjen e personit në fjalë e dhënë pranë noterit;
  3. Ekstrakti i lindjes për personin e vdekur;
  4. Certifikata e kurorës nëse personi ka qenë i kurorëzuar
  5. Ekstrakti i lindjes për informuesin;
  6. Letërnjoftimi i informuesit;
  7. Nxjerrja e aktvendimit mbi regjistrimin e mëvonshëm të vdekjes nga zyrtari kompetent;
  8. Letërnjoftimi ose pasaporta e personit të vdekur (fotokopje);
  9. Pagesa e taksës 2 €.

 

Cilat janë dokumentet e nevojshme për regjistrimin e vdekjes së ndodhur jashtë Kosovës?

  1. Certifikata e vdekjes së personit të vdekur jashtë Kosovës, e përkthyer në gjuhën zyrtare të Republikës së Kosovës
  2. Ekstrakti i lindjes së personit të vdekur;
  3. Certifikata e kurorëzimit (nëse ekziston);
  4. Ekstrakti i bashkëshortes/it të personit të vdekur;
  5. Ekstrakti i informuesit;
  6. Letërnjoftimi i informuesit;
  7. Letërnjoftimi ose pasaporta valide e Republikës së Kosovës për personin e vdekur jashtë Kosovës;
  8. Pagesa e taksës 1 €.

 

A mund të i shkarkoj certifikatat e Gjendjes Civile online?

Po, ju mund të i shkarkoni në platformën eKosova  dokumentet nga Gjendja Civile (certifikata e lindjes, ekstrakti, certifikata e martesës, certifikata e lindjes për anëtar të familjes, certifikata e lindjes për anëtar tjerë të familjes).

Linku: https://ekosova.rks-gov.net/Service/12

 

Ku mund të pajisem me letërnjoftim dhe pasaportë?

Për t’u pajisur me letërnjoftim dhe pasaportë duhet të paraqiteni në zyrat e Agjencisë së Regjistrit Civil – ARC.

 

Si mund ta shkarkoj faturën online për tatim në pronë?

Për t’u qasur në shërbimin elektronik, qytetarët duhet të klikojnë në vegëzen: https://ekosova.rks-gov.net/Service/7

 

A ka mundësi të realizimit të pagesës online për tatim në pronë?

Po, nëpërmjet platformës eKosova, sipas udhëzimeve në video: https://ëëë.youtube.com/ëatch?v=64cjqaD8ezc

 

Çfarë dokumentacioni duhet përgatitur për certifikatë të pronës dhe kopje të planit?

  1. Kopja e letërnjoftimit (personat fizik) apo kopja e certifikatës së biznesit për personat juridik – biznese,
  2. Autorizimi për përfaqësim (dorëzim) të dokumenteve i noterizuar,
  3. Vërtetimi i pagimit të tatimit në pronë – nga Drejtoria e Financave,
  4. Fletëpagesa me taksë të aplikueshme.

Cilat janë procedurat dhe llojet e të drejtave pronësore për regjistrim?

Procedurat për aplikim dhe regjistrim të të drejtave pronësore dallojnë varësisht të drejtës që regjistrohet, e ato janë si vijojnë:

 

Cilat janë dokumentacionet e nevojshme për aplikim në Zyrën Kadastrale Komunale për regjistrimin e pronësisë me kontratë të shitblerjes?

Pas marrjes së kontratës të vërtetuar tek noteri apo gjykata, me qëllim të ekzekutimit të saj në kadastër, pala duhet të kompletojë dokumentacionin si më poshtë:

 

Cilat janë dokumentacionet e nevojshme për aplikim në Zyrën Kadastrale Komunale për regjistrimin e pronësisë me kontratë të dhurimit?

Pas marrjes së aktvendimit tek noteri apo në gjykatë, me qëllim të ekzekutimit të tij në kadastër, pala duhet të kompletojë dokumentacionin si më poshtë:

 

Cilat janë dokumentacionet e nevojshme për aplikim në Zyrën Kadastrale Komunale për regjistrimin e pronësisë me kontratë të këmbimit?

Me qëllim të ekzekutimit të kontratës së këmbimit në Kadastër, pala duhet të kompletojë dokumentacionin si më poshtë:

 

Cilat janë dokumentacionet e nevojshme për aplikim në Zyrën Kadastrale Komunale për regjistrimin e pronësisë me kontratë për ndërtim/ kompensim?

Pas marrjes së kontratës të vërtetuar tek noteri apo gjykata, me qëllim të ekzekutimit të saj në kadastër, pala duhet të kompletojë dokumentacionin si më poshtë:

 

 

Çfarë dokumentacioni është i nevojshëm për aplikim në Zyrën Kadastrale Komunale për regjistrimin e pronësisë me aktvendim të trashëgimisë?

Pas marrjes së aktvendimit tek noteri apo në gjykatë, me qëllim të ekzekutimit të tij në kadastër, pala duhet të kompletojë dokumentacionin si më poshtë:

 

Çfarë dokumentacioni është i nevojshëm për aplikim në Zyrën Kadastrale Komunale për regjistrimin e pronësisë me kontratë për ndarje fizike të pronësisë?

Pas marrjes së aktvendimit tek noteri me qëllim të ekzekutimit të tij në kadastër, pala duhet të kompletojë dokumentacionin si më poshtë:

 

Çfarë dokumentacioni është i nevojshëm për aplikim në Zyrën Kadastrale Komunale për bartjen e pronësisë me kontratë mbi mbajtjen e përjetshme ?

Pas marrjes së kontratës të vërtetuar tek noteri, me qëllim të ekzekutimit të saj në kadastër, pala duhet të kompletojë dokumentacionin si më poshtë:

 

 

Ku të drejtohemi për shërbime gjeodezike?

Shërbime gjeodezike si: Ndarje të parcelave, Bashkim të parcelave, Identifikim të parcelave dhe njësive banesore, Ri-rregullim i kufijve të parcelave, Ndërrim kulture, Matje e ndërtesave dhe pjesëve të ndërtesave, Përcaktim i kufijve të parcelave, për persona fizik dhe juridik, aplikohet përmes gjeodetëve apo kompanive të licencuara nga Agjencia Kadastrale e Kosovës.

 

Si dhe ku bëhet regjistrimi dhe çregjistrimi i hipotekës?

Kërkesa për regjistrim dhe çregjistrim të hipotekës bëhet online nga Bankat dhe Institucionet tjera Financiare të Licencuara në Republikën e Kosovës.

Regjistrimi i Hipotekës:

  1. Aplikacioni i plotësuar nga parashtruesi i kërkesës
    2. Kërkesa për regjistrim të hipotekës
    3. Kontrata mbi Hipotekën e noterizuar
    4. Kontrata mbi Kredinë
    5. Procesverbali i vlerësimit te paluajtshmërisë
    6. Kopja e letërnjoftimit për personat fizik, Certifikata e biznesit për personat jurdik
    7. Autorizimi i zyrtarit të Bankës ose Institucionit Financiar
    8. Kopja e letërnjoftimit të zyrtarit të autorizuar të Bankës ose Institucionit Financiar
    9. Certifikata mbi të drejtën e pronës së paluajtshme dhe Kopja e Planit
    10. Fletëpagesa e taksës së aplikueshme.

Çregjistrimi i Hipotekës:

  1. Aplikacioni i plotësuar nga parashtruesi i kërkesës
    2. Kërkesa për çregjistrim të hipotekës
    3. Kopja e letërnjoftimit për personat fizik, certifikata e biznesit për personat juridik
    4. Autorizimi i zyrtarit të Bankës ose Institucionit Financiar
    5. Kopja e letërnjoftimit të zyrtarit të autorizuar të Bankës ose Institucionit Financiar
    6. Aktvendimi i Regjistrimit të Hipotekës
    7. Certifikata mbi të drejtën e pronës së paluajtshme dhe Kopja e Planit
    8. Fletëpagesa e taksës së aplikueshme.