2013/06/27 - 12:00
Është mbajtur takimi i parë me publikun për vitin 2013 ku janë prezantuar , Rrjedhat e Qeverisjes në komune e Klinës, në gjashte muajin e parë për vitin 2013, të arriturat , vështirësitë, synimet si dhe Investimet Kapitale. Po ashtu , në këtë takim është bërë njoftimi me Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitin 2014-2016.
Pjesëmarrja e qytetareve në takim ishte e kënaqshme dhe pas prezantimi për Rrjedhat e Qeverisjes në komunë nga ana e kryetarit të komunës Sokol Bashota , ku tha se të gjitha propozimet e juaj që i marrim sot nga ky takim , por edhe nga përfaqësuesve të fshatrave , janë kontribut i drejtpërdrejt i mirëpritur dhe i dobishëm për transparencën e punës së organeve të komunës së Klinës. Po ashtu ,ato fshatra që participojnë me 30% , komuna është e gatshme të bashkëpunoj dhe ti përkrah ato projekte ka thënë Bashota.
Zyrtarja e lart për financa
Kërkesat e qytetareve kryesisht kishin të bënin me infrastrukture, ujë të pijshëm , trotuar etj.