Republika e Kosoves

Klinë

Akademi komemorative për Bajram Bytyqin nga Klina

2013/06/12 - 12:00

 Prenk Gjetaj, kryetar i Komisionit qeveritar për persona të zhdukur, tha se  pas 14 vjetëve  ankthe dhe pritje, trupi i Bajramit sot është sjell në Kosovë.   Është mbajtur akademi mortore për martirin e kombit Bajram (Rizah) Bytyqi nga Klina, mbetjet mortore të të cilit janë identifikuar sipas ADN-së. I ndjeri ishte rrëmbyer nga forcat serbe 14 vjet me parë në fshatin Kralan të Gjakovës bashke 86 qytetarë të tjerë, dhe deri tash nuk ishte ditur asgjë për fatin e tij. Në emër të Shoqatës së të Pagjeturve dhe Komunës së Klinës, foli Zeqir Morina, i cili tha se Bajrami është njëri ndër shumë martirët e Kosovës që gjaku i tyre u derdh për ndërtimin e themeleve të shtetit të Kosovës.  Prenk Gjetaj, kryetar i Komisionit qeveritar për persona të zhdukur, tha se  pas  14 vjetëve  ankthe dhe pritje, trupi i Bajramit sot është sjell në Kosovë. Sipas tij ka edhe shumë familje të tjera që presin ndiçmin e fatit të me të dashurve të tyre të rrëmbyer nga forcat serbe. Mbetjet mortore të Bajram Bytyqin janë rivarrosur në varrezat të “ Koda e Kuqe” në Klinë.