Republika e Kosoves

Klinë

Ujëmiri me tri rrugë të asfaltuara

2013/06/05 - 12:00

 Asfaltimi i rrugës Ujëmir –Qabiq me gjatësi 2250 metra dhe gjerësi prej 5 metra , punimet e kësaj rruge do t’i kryej firma AIM Shpk nga Klina.  Rruga në Ujëmir , me gjatësi 2160 metra dhe gjerësi prej 4 metra , punimet e kësaj rruge do t’i kryej firma Jehona nga Malisheva, si dhe rruga e tretë është Shtaricë –Siqevë , me gjatësi prej 1560 dhe gjerësi prej 4 metra ,punimet e së cilës do t’i kryej firma Alti com nga Klina.  

Në një ceremoni të rastit është bërë përurimi i tri rrugëve, në fshatin Ujëmir të komunës së Klinës. Asfaltimi i rrugës Ujëmir –Qabiq me gjatësi 2250 metra dhe gjerësi prej 5 metra , punimet e kësaj rruge do t’i kryej firma AIM Shpk nga Klina.  Rruga në Ujëmir , me gjatësi 2160 metra dhe gjerësi prej 4 metra , punimet e kësaj rruge do t’i kryej firma Jehona nga Malisheva, si dhe rruga e tretë është Shtaricë –Siqevë , me gjatësi prej 1560 dhe gjerësi prej 4 metra ,punimet e së cilës do t’i kryej firma Alti com nga Klina.  Asfaltimi i kësaj rrugë do të krijon një lehtësi të madhe në lëvizjen e qytetarëve dhe lidhje me të mirë me qendrën komunale po ashtu edhe me fshatra të tjerë.  Kemi premtuar dhe tash po e realizojmë këto projekte, për përmirësimin e jetës së qytetarëve . Ky projekt është në vazhdën e shumë projekteve dhe zhvillimeve pozitive që po ndodhin në ketë komunë, ka thënë kryetari i komunës Sokol Bashota.