Republika e Kosoves

Klinë

Vërshime në komunën e Klinës

2013/03/14 - 12:00

 Në fshatin Jashanicë 4 familje janë evokuar nga shtëpitë e tyre.   Në komunën e Klinës të reshurat e shiut kanë shkaktuar telashe ku janë bllokuar rrugët nga uji dhe ka rrëshqitje të dheut. Drejtori i Shërbimeve Emergjente në komunën e Klinës Esat Raci, nga tereni  ka njoftuar se  është formuar shtabi emergjent për menaxhimin e situatës në teren .  Ndërsa, në fshatin Jashanicë 4 familje janë evokuar nga shtëpitë e tyre. Po ashtu vërshime ka edhe ne fshatin Zajm . Në fshatin Leskoc është bllokuar rruga ku qytetarët e kanë të pamundur lëvizjen .Po ashtu , Raci ka njoftuar se lumi Lumbardhë që vjen nga Peja ka vërshuar tokat bujqësore të fshatrave Drenoc, Grabanicë e Poterq. Të vërshuara janë edhe tokat bujqësore në rajonin e fshatrave Grabanicë e Gremnikë dhe Dellovë e Restokë që shtrihen përgjatë dy lumenjve me të mëdhenj të kësaj komune të cilët janë fryre nga prurjet e shumta. Në fshatin Jelloc të Klinës, familja e dëshmorit të kombit të Sadik Rracit, ka njoftuar për rrëshqitje të dheut ku drejtpërdrejtë është e rrezikuar edhe shtëpia e tij. Ndërsa,  është ndërprere mësimi në shkollën fillore në fshatin Poterq të Klinës ngase uji ka vërshuar në oborrin e shkollës. Kjo është konfirmuar nga drejtori i Arsimit në Klinë Ramiz Rrusta. Sipas tij, në ndërrimin e parë mësimi është zhvilluar normalisht kurse nxënësit e pasdites janë kthyer në shtëpi nga frika se uji mund të vërshoj edhe objektin shkollor. Në shkollat tjera raportohet së mësimi është duke u zhvilluar normalisht.