Republika e Kosoves

Klinë

Kryetari Bashota ka ndarë mirënjohje për nënat e dëshmorëve me rastin e 8 Marsit

2013/03/08 - 12:00

 Sot kemi vendosur që në mënyrë modeste të ndajmë mirënjohjeje ,për ju  nena që meritoni respekt jo vetëm për 8 mars, por për 365 ditë  të vitit dhe meritoni të respektoheni përjetësisht ka thënë Bashota.  
 8 Marsi njihet si “Dita e Gruas”, në të gjithë Botën. Madje në shtete të ndryshme kjo ditë festohet si festë kombëtare. Kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por dhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi .


Kjo ditë u dedikohet mbi të gjitha grave të thjeshta, të cilat në saj të vlerave të tyre ndryshuan historinë botërore dhe  për shekuj luftuan për barazinë e gruas në shoqëri.

 

Kryetari i komunës së Klinës Sokol Bashota ,  për ditën ndërkombëtare të gruas ka organizuar një takim me nënat e dëshmorëve të komunës së Klinës ku është shprehur se :

është e pashmangshme dhembja në çdo moment në familjet e juaja por ata e kanë fituar pavdekësinë, ndërsa ju e fituat shenjtërinë si nëna të dëshmorëve të kombit.

Sot kemi vendosur që në mënyrë modeste të ndajmë mirënjohjeje ,për ju  nena që meritoni respekt jo vetëm për 8 mars, por për 365 ditë  të vitit dhe meritoni të respektoheni përjetësisht ka thënë Bashota. 

Më pas nënat e dëshmorëve të shoqëruar nga kryetari Bashota morën pjesë në dreken e përbashkët  që po ashtu e kishte organizuar kryetari i komunës Sokol Bashota  për këtë ditë .