Republika e Kosoves

Klinë

Mjekë kardiolog nga Italia vizitojnë komunën e Klinës

2012/03/05 - 12:00

Kryetari Bashota ka ndarë mirënjohje për mjekët : dr. Paola Miglioranzi, dr. Maria Antonia Prioli, dr. Luca Barbieri  nga Verona dhe udhëheqësin e Caritasit “Umbria” Masimo Mazzali.

 Kryetari i komunës Sokol Bashota i shoqëruar nga drejtori i Shëndetësisë Mujë Gashi dhe drejtori i QKMF-së Ali Ahmetxhekaj, kanë pritur për vizitë një delegacion të mjekëve kardiolog nga Italia, që kanë ardhur për t’i vizituar fëmijët në komunën e Klinës ,të cilët kanë kryer intervenime në spitalin e kardiologjisë në Verona të Italisë. Mundësia e fëmijëve nga komuna e Klinës për të depërtuar në kliniken kardiologjie të Veronës ka ardhur nga Caritasi “Umbria” që vepron në komunën e Klinës që nga pas lufta. Caritasi “Umbria” në bashkëpunim me Caritasin “ IL CASTELLO DEI SORRISI” në Verona kanë arritur që rreth 20 fëmijë t’i dërgojnë në shërim në Itali.
 Qëllimi i kësaj vizite është bashkëpunimi në mes të komunës së Klinës me Caritasin Italian për trajtimin human të fëmijëve . Caritasi “Umbria” që nga pas lufta vepron në komunën e Klinës dhe fal bashkëpunimit që e kemi me udhëheqësin e Caritasit “Umbria” Masimo Mazzali,  shumë fëmijë të komunës së Klinës kanë gjetur shërim në Itali ka thënë kreu i komunës Sokol Bashota. Bashota ka falënderuar Caritasin Italian për punën humane të shërimit të fëmijëve në komunën e Klinës. Po ashtu ,kryetari Bashota ka ndarë mirënjohje për mjekët : dr. Paola Miglioranzi, dr. Maria Antonia Prioli, dr. Luca Barbieri  nga Verona dhe udhëheqësin e Caritasit “Umbria” Masimo Mazzali.
Drejtori i QKMF-së Ali Ahmetxhekaj është shprehur se : fal Caritasit Italian një numër prej 20 fëmijë e më shumë të komunës së Klinës kanë kryer intervenime kirurgjike në shtetin Italian . Vizita e mjekeve kardiolog është sepse ata kanë ardhur t’i vizitojnë pacientet që kanë kryer intervenimet në spitalin e kardiologjisë në Verona-Itali.