Gratë sllovene ndihmojnë familjet e varfra komunën e Klinës
2012/02/24 - 12:00
Kryetari i Komunës së Klinës Sokol Bashota ,ka falënderuar paqeruajtësit dhe popullin slloven për përkujdesen e treguar dhe ka thënë se: këto ndihma janë shumë të mirëseardhura për një pjesë të popullatës së kësaj komune që jetojnë në gjendje të vështire ekonomike sidomos në sezonin e dimrit.
Paqeruajtësit slloven të KFOR-it që shërbejnë në zonën Perëndimore të Kosovës, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq në Klinë, kanë shpërndarë ndihma humanitare kryesisht veshmbathje për banorët me gjendje të rëndë ekonomike ndihma këto që janë mbledhur me vullnet të mire nga gratë sllovene, shkollat dhe organizatat e ndryshme në Slloveni.Komandanti i Kontingjentit Slloven të KFOR-it, koloneli Franc Kaliq, ka thënë se: këtu ka ndihma te grumbulluara nga gratë Sllovene, shkollat dhe organizatat e ndryshme. Kjo është vetëm dy e treta e ndihmave të mbledhura qe pritet te vine dhe ato pritet të shpërndahen në komunat tjera të Kosovës, ka thënë kolonel Kaliq.
Kryetari i Komunës së Klinës Sokol Bashota ,ka falënderuar paqeruajtësit dhe popullin slloven për përkujdesen e treguar dhe tha se këto ndihma janë shumë të mirëseardhura për një pjesë të popullatës së kësaj komune që jetojnë në gjendje të vështire ekonomike sidomos në sezonin e dimrit.
Ndërsa, sekretarja e degës së Kryqit të Kuq në Klinë Gjylfidane Syla, ka thënë se falë bashkëpunimit të mirë në mes KFOR-it dhe degës së Kryqit të Kuq, ka ardhur edhe deri të marrëveshja qe pikërisht organizata jonë të jetë edhe destinacioni i këtyre ndihmave humanitare. Sipas saj, janë 500 persona të evidentuar pranë kësaj qendre që kane nevojë të ndihmohen.