Republika e Kosoves

Klinë

Debat me Publikun

2012/01/27 - 12:00

Ndryshimi dhe Plotësimi i Rregullores Komunale për Përcaktimin e Ngarkesave, Tarifave dhe Taksave Komunale të vitit 2008.

Debati me Publikun për Tarifa dhe Taksa Komunale është mbajtur me 27 dhjetor 2011 , por për shkak të mos pjesëmarrjes së qytetarëve debati u përsërit edhe një herë me 27 janar 2012, ku në mungesë të kryesuesit të asamblesë komunale Fadil Gashi, debati është udhëhequr nga nënkryetari i komunës Zenun Zeqa. Rreth Ndryshimeve dhe Plotësimeve të Rregullores Komunale për përcaktimin e ngarkesave, tarifave dhe taksave komunale të vitit 2008 ka folur Ali Shala nga Zyra Ligjore i cili tha  se: ne i kemi zbatuar procedurat komunale dhe kemi për obligim që të bëjmë plotësimin dhe ndryshimin e rregullores e vitit 2008. Shala ka treguar në vazhdim se ku ka ndryshime të rregullores dhe ka tha se këto janë vetëm propozime deri në momentin e miratimit të rregullores.
Qytetaret pjesëmarrës ishin dakord me propozimet e ndryshimeve të  rregullores pa ndonjë kërkese për ndryshim apo propozim .