Është mbajtur Takimi me Publikun për rrjedhat e qeverisjes në komunën e Klinës. Kryetari i komunës Sokol Bashota gjatë këtij takimi ju është drejtuar qytetarëve të komunës së Klinës se: buxheti i miratuar i 2010/11 është përmbushur dhe se nuk jemi ndalur vetëm në grante qeveritare por edhe projekte me participim të qytetareve si dhe donacione . Janë gjithsej 58 projekte të realizuara gjatë këtij viti . Kemi projekte me faza si : projekti i ujit të pijshëm , stadiumi i qytetit , ndërtimi i shkollës së Siqevës ,ndërtimi i urës së Zllakuqanit si dhe fabrika për përpunimin e qumështit. Nga grantet qeveritare dhe të hyrat e komunës janë dy milion euro investime ka thënë Bashota. Ndërsa , drejtori për Buxhet e Financa -Refki Krasniqi në pika të shkurta i ka paraqitur zhvillimet dhe aktivitete e komunës së Klinës. Nga ana e qytetareve është përshëndetur puna e
qeverisjes lokale, por përkundër rezultateve janë edhe ngecjet kanë thënë si: ujësjellësi i fshatit Krushevë e Vogël, që projekti është realizua por nuk furnizohet me ujë. Po ashtu , edhe pallati i kulturës dhe sportit . Kërkesa ka pasur edhe për infrastrukturë , në ambient (mbeturinat). Kërkesë tjetër ka qenë ndalimi i qarkullimit të automjeteve me shpejtësi te madhe , pastaj kërkesa për shtratin e lumit Bistrica në Dugujeve që sipas qytetareve është në shkatërrim e sipër etj. Kryetari i komunës Sokol Bashota ka sqaruar për secilën kërkese veç e veç dhe se ka thënë që debatet me qytetar i organizojmë që edhe qytetaret të jenë pjesëmarrës në vendimmarrje . Debati ka përfunduar me urime dhe punë të mbar për të gjithë qytetaret e Klinës që viti 2012 të jetë që realizohen projekte të rëndësishme për komunën e Klinës.