KKSB ka mbajtur takimin e fundit për vitin 2011
2011/12/21 - 12:00
Komisioni Komunal për Siguri në Bashkësi në takimin e fundit për vitin 2011 ka vlerësua se situata e sigurisë në komunën e Klinës ka qene e mirë .Vlerësimi ka dal nga takimi i fundit i KKSB-së për këtë vit .
Komisioni Komunal për Siguri në Bashkësi në takimin e fundit për vitin 2011 ka vlerësua se situata e sigurisë në komunën e Klinës ka qene e mirë .Vlerësimi ka dal nga takimi i fundit i KKSB-së për këtë vit . Nënkryetari i komunës Zenun Zeqa gjatë këtij takim është shprehur se : gjendja e sigurisë në komunën e Klinës gjatë vitit 2011 ka qenë shumë e mirë fal bashkëpunimit me Policin e Kosovës dhe KFOR-it. Të gjithë qytetarët mund të lëvizin lirshëm dhe kryejnë shërbime të nevojshme. Togeri Engjëll Prenaj nga stacioni i Policor në Klinës tha se : sa i përket situatës së sigurisë kemi një situatë stabile . Meritë të veçantë në siguri kanë edhe qytetarët e komunës së Klinës fal bashkëpunimit të mirë me Policin e Kosovës. Ndërsa , KFOR-i ka thënë se ka qene kënaqësi te punohet në komunën e Klinës , ku bashkëpunimi ka qenë shumë i ngushtë me vëmendje të posaçme në të drejtat e njeriut dhe zbatimi i ligjit. Millorad Sharkoviq nga Zyra për Kthim është shprehur se : raportit që u tha deri më tani desha t’i shtoj se edhe unë jam dakord me atë lëvizje të lirë në komunën e Klinës për të gjitha komunitetet. Të arriturat në siguri janë nga të gjithë duke e falënderua Policin e Kosovës dhe kryetarin e komunës Sokol Bashota i cili ka bërë një punë të madhe për rikthimin e pronave të paluajtshme personave të kthyer. Dhe me një urim të përbashkët që vitit 2012 të jetë vit i mbar përfundoi takimi i KKSB-së