Republika e Kosoves

Klinë

Drejtoria e Shërbimeve Emergjente ndan 1000 kg miell për 20 familje me varfëri të skajshme

2011/11/04 - 12:00

20 familje kanë përfituar me nga 50 kg miell

Drejtoria e Shërbimeve Emergjente  në komunën e Klinës ka ndarë 1000 kg miell, për 20 familje me varfëri të skajshme. 
Pasi që jemi në prag të festës së Kurban Bajramit , jemi munduar që sa do pak t’i ndihmojmë familjet me varfëri të skajshme , 20 familje kanë përfituar me nga 50 kg miell, edhe pse kjo shumë nuk është e mjaftueshme ,ka thënë drejtori i Shërbimeve me Publikun Esat Raci.
Po ashtu, komuna e Klinës , përkatësisht drejtoria për Shërbime Emergjente ka bërë strehimin e një familjeje  të cilit ishin pa kulm mbi koke. Familja  Thaçi nga Klina , ka përfituar një kampshtëpizë ku do të strehohet deri sa të bëhet zgjedhja për banim të qëndrueshëm .