Ka filluar digjitalizimi i 12-të zonave në komunën e Klinës
2011/10/18 - 12:00
Zonat kadastrale që janë përfshirë në projektin e digjitalizimit janë : Dollova, Grabanica, Novosella e Zajmit, Deiqi, Drenovci, Videja, Klinë , Nagllavke , Budisalc, Stupe, Rudic, dhe Klinavci.
Agjensia kadastrale e Kosovës ka zgjedhur një kompani private që do të merret me realizimin e projektit për digjitalizim kadastral të ZKK të Kosovës. Drejtori për Gjeodezi dhe Kadastër në komunën e Klinës Mark Buzhala tha se : në kuadër të këtij projekti drejtoria e Kadastrit dhe Gjeodezisë në Klinë është përfshirë për gjithsej 43 zona , ku do të bëhet digjitalizimi kadastral i tyre. Do të skanohen fletoret me të dhëna takeometrike nga viti 1932 deri 1955 e këtej. Të gjitha manualet (skicat e terrenit ) prej vitit 1998 e gjere tani. Librat për regjistrimin manual në RDPP dhe Hipoteka. Librat për regjistrimin e krijimit të pronave . Regjistrat koordinatave të bazës gjeodezike.
Zonat kadastrale që janë përfshirë në projektin e digjitalizimit janë : Dollova, Grabanica, Novosella e Zajmit, Deiqi, Drenovci, Videja, Klinë , Nagllavke , Budisalc, Stupe, Rudic, dhe Klinavci. Si drejtori shpresojmë që edhe zonat tjera shumë shpejt do të digjitalizohen. Projekti financohet nga Agjensioni kadastral në bashkëpunim me Bankën Botërore. Ndërsa, kompanitë private që po merren me realizimin e projektit janë- KET com DOO- Zagreb dhe KET com SHPK- Rahovec, ka thene drejtori për Gjeodezi e kadastër Mark Buzhala.