Është mbajtur Takimi me Publikun
2011/09/21 - 12:00
Duke u bazuar në Ligjin për Qeverisje Lokale të Statutit të Komunës së Klinës, si dhe duke marr parasysh nenin 7 të Rregullores Komunale për Konsultim dhe Pjesëmarrje të Publikut në Vendimmarrje , është mbajtur Takimi me Publikun
Duke u bazuar në Ligjin për Qeverisje Lokale të Statutit të Komunës së Klinës, si dhe duke marr parasysh nenin 7 të Rregullores Komunale për Konsultim dhe Pjesëmarrje të Publikut në Vendimmarrje , është mbajtur Takimi me Publikun ku është prezantuar : Draft Buxheti i Komunës së Klinës për periudhën 2012-2014. Debatin e hapi drejtori për Buxhet e Financa- Refki Krasniqi, ku e prezantoi buxhetin për vitin 2012. Pas prezantimit të buxhetit fjala ju dha kreut të komunës Sokol Bashota, i cili është shprehur se : Buxheti nuk është i komunës , por është buxhet i juaji , ku me anë të përfaqësuesve që ju i keni votuar dhe tani ata ju përfaqësojnë në Asamblenë Komunale vendoset për çdo projekt që hyn në liste. Pasi i ka lexuar të gjitha projektet kapitale që janë në listë për vitin 2012 , si të domosdoshme ka thënë janë: Rregullimi i shtatit të lumit Klina ( faza e dyte), Ndërtimi i fabrikës për ujë të pijshëm , Ndërtimi i shkollës në Drenovc , Asfaltimi i rrugës Kline-Shtupel, dhe Ndërtimi i shkollës në Siqevë ( faza e dytë ). Por aty ku për secilin projekt që qytetaret participojn me 25%, komuna do të participoj me 75%, dhe ai projekt do të futet si projekt i domosdoshëm, ju ka thënë Bashota qytetarëve . Komuna punon pa dallime etnike dhe partiake. Ne punojmë edhe aty ku partcipohet për ne dhe ku nuk paticipohet për ne si p. sh. uji i pijes, kanalizimet, rryma janë që ne punojmë dhe nuk marrim asgjë si komunë. Kërkesa që ne i marrim si nga debatet me publikun, takime me përfaqësuesit e fshatrave, bordin e drejtorëve të gjitha dërgohen në Asamblenë Komunale dhe Asambleja është ajo që vendos ka thënë Bashota . Më pas debati ka vazhduar me kërkesat e pjesëmarrësve nga : Resniku, Grabanica, Stupa, Dollc ,Gjorgjevik i Vogël, Deiq, Gllarevë por edhe nga Klina , që kërkesat : ujësjellësi nëpër disa fshatra, kanalizimi, ujë i pijshëm, asfaltimi i rrugëve kanë si më të nevojshme .