Kryetari Bashota e priti për vizite ministren për Integrime Evropiane Vlora Çitakun
2011/06/06 - 12:00
Në komunën e Klinës riatdhesimi dhe riintegrimi i personave që kanë vendosur që jetën ta vazhdojnë në trojet e veta, është bërë në mënyrë të mirë dhe po vazhdon me trend te fuqizimit te kthimit te qëndrueshëm.
Kryetari i komunës Sokol Bashota e priti për vizitë ministren për Integrime Evropiane Vlora Çitakun. Bashota e falënderoi ministren Çitaku për vizite dhe tha se : Integrimi i personave të zhvendosur është një nga parakushtet dhe standardet që duhet plotësuar para se Kosova të integrohet ne strukturat evropiane. Në komunën e Klinës riatdhesimi dhe riintegrimi i personave që kanë vendosur që jetën ta vazhdojnë në trojet e veta, është bërë në mënyrë të mirë dhe po vazhdon me trend te fuqizimit te kthimit te qëndrueshëm.
Ministrja Çitaku tha se :Qëllimi i takimit ishte që të njihem për së afërmi me procesin që është arritur në komunën e Klinës në përmbushjen e kritereve që dalin nga procesi i integrimit në strukturat e bashkimit evropian me theks të veçantë në atë të riintegrimit të personave të riatdhesuar. Komuna e Klinës është shembull për integrimin personave të kthyer,si proces i politikave të kthimit dhe shpresoj se i njëjti entuziazëm do ta përcjell edhe në të ardhmen edhe ne përmbushjen e detyrimeve që u dalin institucioneve të Kosovës të strategjisë për integrim. Po ashtu e njoftova kryetarin për mbështetjen që do të sigurohen në nivel qendror,dyert e qeveris se Kosovës do të jenë gjithmonë te hapura për të ofruar ndihmë është shprehur ministrja për Integrime Evropiane Vlora Çitaku.