Është mbajtur takimi i organizuar nga Ambasada Amerikane në fshatin Budisalc
2011/02/25 - 12:00
Kryetari i komunës Sokol Bashota ka shprehur përkrahjen e komunës për implementimin e projekteve në fshatin Budisalc.
Ne takimin e organizuar nga Ambasada Amerikane në fshatin Budisalc ,ku ishin pjesëmarrës, kryetari i komunës Sokol Bashota, sekretari i parë, sektorit për politik dhe Ekonomi në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës-Alfred Boll, kolonel Lejtnant U.S.Army-Mike Ashford, përfaqësuesi i bashkësisë Islame në Kline-Kadri Berisha, prifti i kishës katolike në Budisalc Don Robert Jakaj, kleriku i kishës ortodokse të Deçanit- Ilari, përfaqësuesi i fshatit Llesh Veseli , zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës-Xhavet Ibra, KFOR-i Slloven, është diskutuar rreth projekteve që janë prioritet për fshatin Budisalc , ku Ambasada Amerikane është shprehur e gatshme të investoj në këtë fshat.
Kryetari i komunës Sokol Bashota ka thënë se është një ngjarje e veçante se sot i kemi këtu tre përfaqësuesit e tri komuniteteve fetare. Si institucion jemi munduar t’iu krijomë raporte të mira , të gjithë qytetarëve pa dallim etnie, në siguri dhe lëvizje të lirë në mbështetje të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës. E falënderoj Ambasadën Amerikane për këtë iniciativë që e ka marr dhe shpresoj qe ky bashkëpunim do të vazhdoje edhe në të ardhmen. Alfred Boll , sekretar i pare për politike e Ekonomi në Ambasadën Amerikane, është shprehur i kënaqur rreth këtij takimi ku ishin prezentë të gjitha komunitetet si katolik, mysliman dhe ortodoks. Jemi këtu për t’iu dëgjuar prioritetet e juaja rreth projektit që do të investohet në fshatin Budialc. Projekti është me karakter humanitar të përqendrueshme edhe nga komuna e Klinës. Ndërsa, kleriku i Manastirit të Deçanit- Ilari, është shprehur se i falënderoj organizatoret dhe çmoj kujdesin e juaj për manastirin e Budisalcit, dhe si prioritet kisha thënë që janë uji i pishëm dhe kanalizimi. Po ashtu edhe Don Robert Jakaj , tha se fshati Budisalc ka nevojë për shume investime po si prioritet janë , uji i pishëm , kanalizimi, infrastruktura, rregullimi i shtatit të lumit Drini, si dhe një qendër rinore.
Projekti do të behet në bashkëpunim me komunën e Klinës dhe komunitetet, ndërkaq do të shqyrtohet nga Ambasada Amerikane në periudhe prej 3 muajsh pas dorëzimit të projektit.
Kryetari i komunës Sokol Bashota ka shprehur përkrahjen e komunës për implementimin e projekteve në fshatin Budisalc.