Republika e Kosoves

Klinë

Simiku Italian investon në ambulanten e Cerovikut me pajisje mjekësor

2011/02/24 - 12:00

Grupi Shumëkombësh Luftarak – Perëndim, përkatësisht Simiku Italian ka investuar në ambulanten e fshatit Cerovikë me pajisje mjekësore, me vlerë prej 7500 euro.

KFOR-i Italian po vazhdon me projektet të donacioneve  për komunën e Klinës. Grupi Shumëkombësh Luftarak – Perëndim, përkatësisht Simiku Italian ka investuar në ambulanten e fshatit Cerovikë me pajisje mjekësore, me vlerë prej 7500 euro.
Nënkoloneli i Simikut Italian, Michele Di Marco është shprehur se, është kënaqësi e madhe që jam sot këtu, duke e përfaqësuar edhe komandantin Carlo Emiliano, për vazhdimin e projekteve të donacioneve për popullatën e Kosovës, e në këtë rast e kemi donacionin për fshatin Cerovikë. Vlera e projektit është 7500 euro, dhe është vazhdimësi e projekteve që i kemi pasur edhe me herët për këtë ambulantë. Bashkëpunimi ynë do të vazhdojë edhe në të ardhmen ka thënë nënkoloneli i Simikut Di Marco. Ndërsa , drejtori i QKMF-së, dr.Ali Ahmetxhekaj  është shprehur se, KFOR-i Italian sot ka sjell një donacion që është me  vlerë për komunitetin e fshatit Cerovikë . Këtu ka qenë e nevojë e madhe për diagnostifikimin e banoreve të këtij mesi, që  popullata do ta kenë shumë më lehtë sepse tani këto shërbime i kryejnë këtu, ka thënë drejtori Ahmetxhekaj.